🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.05 ▼1.21%
ARI 4,137 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,620 ▲ +3.34% ETH $2,429 ▲ +5.66% XRP $1.3096 ▲ +2.71% SOL $96.1700 ▲ +3.4%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.05 ▼1.21 % ARI 4,137 ▲1.57 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.05 ▼1.21 % ARI 4,137 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Ministri i shkarkuar i Mbrojtjes bën thirrje për zgjedhje

KIEV, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë, më pak se një muaj pas shkarkimit të tij, sipas një mesazhi video të postuar në internet të martën.

“Demokracia nuk duhet të jetë peng i Rusisë. Ne po luftojmë pikërisht sepse duam të jemi një shtet i lirë evropian”, tha Fedorov në një mesazh video.

”Shteti duhet të gjejë një mekanizëm ligjor, të sigurt dhe realist për mbajtjen e një votimi pavarësisht luftës së vazhdueshme”, shtoi ai.

Fedorov u shkarkua pas më pak se gjashtë muajsh si ministër i mbrojtjes si pjesë e një riorganizimi qeveritar.

Përpara kësaj, ai drejtoi Ministrinë e Transformimit Dixhital, e cila u krijua rishtazi në vitin 2019.

Shkarkimi i tij nxiti demonstrata – kryesisht nga të rinjtë – duke kërkuar kthimin e tij në portofolin e mbrojtjes.

Të martën, presidenti Volodymyr Zelensky paraqiti kandidaturën e Ministrit të Mbrojtjes në detyrë Yevhenii Khmara për këtë post në parlament.

Mesazhi video i Fedorov shihet gjerësisht si një përgjigje ndaj këtij emërimi.

Popullariteti në rritje i Fedorovit u konsiderua si një nga arsyet e shkarkimit të tij.

Në moshën 35 vjeç, ai ka arritur gjithashtu moshën minimale të kërkuar nga kushtetuta për t’u kandiduar si kandidat presidencial.

Sipas legjislacionit aktual të gjendjes së jashtëzakonshme, zgjedhjet janë të ndaluara.

Megjithatë, ligji mund të ndryshohet me shumicë të thjeshtë.

Zgjedhjet parlamentare, megjithatë, kërkojnë një ndryshim kushtetues – i cili përjashtohet sipas gjendjes aktuale të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet e rregullta presidenciale, parlamentare dhe bashkiake nuk janë zhvilluar për shkak të luftës.

Ukraina është duke u mbrojtur kundër një pushtimi të plotë rus për gati katër vjet e gjysmë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.