☁️
Tiranë 29°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.41 ▲0.42%
ARI 4,413 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,364 ▲ +0.18% ETH $1,920 ▲ +1.04% XRP $1.0053 ▲ +0.83% SOL $76.9900 ▲ +1.22%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.41 ▲0.42 % ARI 4,413 ▼0.16 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.41 ▲0.42 % ARI 4,413 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Altmayer dhe Mathilde Favier humbin jetën në një aksident tragjik në Francë

– Producenti i njohur francez i filmit, Nicolas Altmayer dhe partnerja e tij, Mathilde Favier, drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në shtëpinë e modës “Dior”, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francën perëndimore, sipas Euronews.

Çifti po udhëtonte në departamentin Deux-Sèvres, pranë Niort, kur automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion që vinte në drejtim të kundërt.

Sipas prokurorit të atëhershëm të Niort, Nicolas Leclainche, përplasja ndodhi teksa makina po tentonte të parakalonte.

Altmayer, 61 vjeç, ishte një nga producentët e njohur të kinemasë franceze dhe gjatë karrierës së tij, që shtrihej në rreth tri dekada, ishte përfshirë në prodhimin e disa filmave të suksesshëm.

Ndër veprat e tij përmenden “In the House”, seria e filmave “OSS 117” dhe “Young & Beautiful”.

Mathilde Favier, 57 vjeçe, ishte një figurë e rëndësishme në botën e modës dhe drejtonte marrëdhëniet me publikun për “Dior”.

Shtëpia franceze e modës e vlerësoi kontributin e saj të jashtëzakonshëm në forcimin e reputacionit të “Christian Dior Couture”, duke veçuar përkushtimin dhe elegancën e saj.

Pas lajmit për vdekjen e saj, kreu i LVMH, Bernard Arnault, shprehu tronditjen e tij dhe e cilësoi ndarjen e saj nga jeta si tragjike dhe të papritur.

Ai tha se Favier kishte shërbyer për shumë vite me pasion, energji dhe talent në shërbim të shtëpisë “Dior”.

Edhe në botën e kinemasë reagimet kanë qenë të shumta.

Ministrja franceze e Kulturës, Catherine Pégard, e përshkroi Altmayer si një producent me përvojë dhe vizion, i cili për tri dekada la gjurmë në kinemanë franceze.

Pégard tha se vdekja e përbashkët e çiftit ka hedhur një hije zie mbi dy botë të rëndësishme të kulturës franceze; kinemanë dhe modën, të cilat përmes historive që tregojnë dhe siluetave që krijojnë, kanë kontribuar në përhapjen e ndikimit kulturor të Francës në mbarë botën./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.