☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Bayern po përjeton një situatë ankthi që lidhet me gjendjen fizike të Jamal Musiala. Lojtari i talentuar, i lindur në 2003-shin, ishte protagonist i një tjetër episodi shqetësues gjatë një miqësoreje, pak ditë pas atij që ngriti alarmin. Vetë lojtari ka shpjeguar me detaje çfarë po i ndodh.

Gjatë miqësores ndaj Heideheim, Musiala u fut në lojë në pjesën e dytë dhe pas 6 minutash u shtri në fushë, duke shfaqur të njëjtat simptoma me ato të pak ditëve më parë: debolesë, marrje mendsh dhe temperaturë e papritur. Stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë, ndërsa shokët e skuadrës e rrethuan për ta mbrojtur. Musiala më pas la fushën me këmbët e tij, por dukshëm i tronditur.

Kuadri klinik është kompleks, pasi të shtunën e kaluar Musiala u rrëzua në fushë gjatë minutave të fundit te miqësores ndaj Leipzig. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ai mungoi në prezantimin zyrtar të skuadrës ditën e hënë. Ai bëri vetëm një seancë stërvitore individuale.

Pas këtij episodi, diagnoza fillestare e stafit mjekësor të Bayern — që e kishte lidhur gjithçka me lodhjen dhe temperaturat e larta — duhet riparë me më shumë vëmendje.

Pas ndeshjes vetë Musiala ka dashur të shpjegojë situatën: “Së pari, jam mirë. Do të doja t’ju qetësoj dhe t’ju shpjegoj diçka: jam diagnostikuar me një çrregullim neuorologjik që zgjat pak dhe që është i kurueshëm. Ky çrregullim sjell episode të kësaj natyre. E di që në pamje të parë mund të duket e frikshme, por për mua është pjesë e përditshmërisë.

Jam në duar të sigurta nga pikëpamja mjekësore dhe jam optimist. E rëndësishme është që nuk ka asnjë rrezik për shëndetin përtej kësaj. Në bashkëpunim me ekspertët, ishte dëshira ime ta përballoj këtë sfidë. Me autorizimin e neurologëve, do të vazhdoj t’i dedikohem asaj çfarë më ndihmon në procesin e shërimit: thjesht të jetoj jetën mite të përditshme dhe të kultivoj pasionin për futbollin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.