🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Sulm rus me dron ndaj një televizioni, pesë të plagosur

KIEV, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Një sulm rus me dron ka dëmtuar sot ndërtesën e kanalit televiziv ukrainas “My Ukraina” në Kiev, duke plagosur pesë persona, bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sulmi ndodhi në mes të ditës, ndërsa gazetarët ishin në transmetim”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Ai akuzoi Rusinë se kishte shënjestruar qëllimisht televizionin dhe bëri thirrje për një reagim ndërkombëtar.

“Duhet të ketë një përgjigje nga Evropa dhe bota”, deklaroi presidenti ukrainas, duke e paraqitur sulmin si një tjetër goditje ndaj medies dhe infrastrukturës civile të Ukrainës.

Edhe producenti i përgjithshëm i “My Ukraina”, Yuriy Sukhak, tha se ndërtesa ishte goditur drejtpërdrejt.

“Sulmi ishte i drejtuar ndaj redaksisë”, deklaroi ai.

Sukhak shtoi se dritaret e ndërtesës ishin dëmtuar edhe më parë nga vala goditëse e një sulmi të ndodhur në mesin e muajit gusht.

Goditja e sotme shkaktoi dëme të tjera në objekt dhe plagosi pesë persona.

“My Ukraina” është një kanal informativ i themeluar në vitin 2022, pas nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Televizioni është një prej transmetuesve që kontribuojnë në “United News”, programin e përbashkët televiziv informativ që transmetohet gjatë gjithë kohës dhe u krijua në fillim të luftës.

Ukraina po përballet me pushtimin rus në shkallë të plotë që prej shkurtit 2022, ndërsa sulmet me dronë dhe raketa ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera vazhdojnë ende.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.