🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,692 ▼0.35%
DOW 52,864 ▼1.03%
NASDAQ 26,485 ▼0.08%
NAFTA 91.90 ▲0.46%
ARI 4,447 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,692 ▼ -0.54% ETH $2,495 ▲ +0.24% XRP $1.4329 ▲ +2.5% SOL $103.9800 ▼ -0.07%
S&P 500 7,692 ▼0.35 % DOW 52,864 ▼1.03 % NASDAQ 26,485 ▼0.08 % NAFTA 91.90 ▲0.46 % ARI 4,447 ▼0.67 % S&P 500 7,692 ▼0.35 % DOW 52,864 ▼1.03 % NASDAQ 26,485 ▼0.08 % NAFTA 91.90 ▲0.46 % ARI 4,447 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Mali i Zi

ZJARRET AKTIVE NË DISA ZONA, ULQINI KËRKON NDIHMË NGA AJRI

Foto: Shutterstock

Zjarret vazhdojnë të jenë aktive në disa komuna të Malit të Zi. Në Ulqin, Shërbimi për Mbrojtje dhe Shpëtim ka kërkuar angazhimin e mjeteve ajrore për shuarjen e zjarrit në Shas.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarre aktive ka edhe në Podgoricë, Cetinë, Nikshiq, Kollashin dhe Plavë, si dhe në zonën e Ulqinit, ku përveç Shasit është aktiv edhe zjarri në VLladimir.

Disa vatra në Pluzhinë, Shavnik dhe Danillovgrad janë nën kontroll.

Gjatë ditës së hënë, dy avionë Air Tractor realizuan 24 fluturime dhe hodhën rreth 72 tonë ujë, ndërsa avioni Antonov kreu pesë fluturime dhe hodhi edhe 40 tonë ujë mbi zonat e përfshira nga zjarret.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ekipet në terren po vazhdojnë angazhimin intensiv, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për të mbrojtur banorët, pronën dhe pasuritë natyrore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.