🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BM vendos sanksione ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor

LONDËR, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe njoftoi sot sanksione të reja ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke akuzuar qeverinë izraelite se po mbyll sytë ndaj asaj që Londra e cilëson si “spastrim etnik” të palestinezëve.

Ministri i Jashtëm Ed Miliband tha se qeveria britanike do të ndalojë importet nga vendbanimet e paligjshme dhe do të vendosë masa ndaj individëve dhe kompanive që u ofrojnë shërbime kolonëve.

Miliband deklaroi se qëndrimi i ri britanik shkon përtej politikës së mëparshme, duke e konsideruar të paligjshëm jo vetëm ndërtimin e vendbanimeve, por edhe vetë pushtimin e territoreve palestineze.

Sipas tij, zgjerimi i vendbanimeve, veçanërisht projekti E1 në Bregun Perëndimor, kërcënon ta bëjë të pamundur krijimin e një shteti të qëndrueshëm palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete.

Sanksionet do të përfshijnë kompanitë dhe individët që ofrojnë financim, ndërtim dhe shërbime të tjera për vendbanimet.

Britania e Madhe do të ndalojë gjithashtu reklamimin në territorin e saj të vendbanimeve të paligjshme.

Miliband tha se legjislacioni i plotë mund të kërkojë deri në nëntë muaj, por sanksionet ndaj kolonëve ekstremistë të akuzuar për nxitje ose mbështetje të dhunës do të zbatohen menjëherë.

Londra ka ashpërsuar gjithashtu qëndrimin ndaj eksportit të armëve.

Miliband tha se qeveria do të refuzojë aplikimet për eksport të armëve dhe pajisjeve që mund të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në vazhdimin e pushtimit.

Për luftën në Gaza, ai tha se ka prova gjithnjë e më të shumta se mund të jenë kryer krime lufte, por Britania e Madhe nuk e cilëson situatën si gjenocid, duke argumentuar se një përcaktim i tillë i takon gjykatave ndërkombëtare.

Vendimi britanik është kundërshtuar ashpër nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, e quajti masën “irracionale” dhe akuzoi Londrën për diskriminim ndaj qeverisë izraelite dhe hebrenjve.

Presidenti izraelit Isaac Herzog paralajmëroi se sanksionet do të përbënin ndërhyrje serioze në një shtet sovran, ndërsa ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se, nëse Britania vepron kundër Izraelit, “Izraeli do të veprojë kundër Britanisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.