☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.99 ▲0.11%
ARI 4,589 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,211 ▼ -0.24% ETH $2,047 ▼ -0.02% XRP $1.3192 ▼ -2.63% SOL $82.8600 ▼ -0.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Kina bëhet gati për tajfunin e plotëfuqishëm

Mbi 800 mijë persona janë evakuuar nga zonat bregdetare në lindje të Kinës, në kuadër të masave për t’i paraprirë një tajfuni të fuqishëm në ardhje.

Tajfuni “Chan-hom” pritet të zbarkojë në jug të Shangait më vonë gjatë së shtunës. Në prag të mbërritjes së tij, erërat kanë fryrë me një shpejtësi prej 187 kilometra në orë, ndërsa rreth 400 fluturime janë anuluar.

E njëjta stuhi u mori jetën 5 personave më herët gjatë javës në ishujt Filipine, ndërsa preku edhe Taivanin dhe Japoninë, duke çrrënjosur pemë dhe duke plagosur persona të shumtë.

Instituti meteorologjik kinez paralajmëroi se “Chan-hom” mund të jetë stuhija më e keqe që godet rajonin që prej vitit 1949.

Ai parashikohet të zbarkojë fillimisht në provincën Zhejiang, në afërsi të qytetit-port Ningbo, përpara se të lëvizë drejt Shangait.

I dërguari i BBC në Shangai thotë se qyteti ka filluar ta ndjejë tashmë ardhjen e stuhisë, me erëra të forta dhe shira të dendura.

Autoritetet në lokalitetin Zhejiang kanë thirrur në port 29 mijë varka peshkimi, për shkak të rrezikut nga dallgët, bën të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Ndërsa televizioni kinez ka treguar pamje të rajoneve bregdetare të përfshira nga moti i keq në prag të ardhjes së tajfunit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.