Bota

Kina bën gati miliarda dollarë për Europën Lindore

Shefi i qeverisë kineze Li Keqiang do të zhvillojë një samit me 16 homologë nga Europa Lindore e Juglindore. Për shkak se ai sjell para për investime, shtetet rrinë në rradhë për projektin ‘Rruga e re e mëndafshit’.

Në të ashtuquajturin Samiti 16+1 të shefit të qeverisë kineze Li Keqiang me 16 homologë të tij nga Europa Lindore dhe Juglindore, të gjithë presin investime të mëdha nga Pekini. Para takimit të nivelit të lartë, Serbia do të inagurojë urën mbi Danub, ndërtimi i së cilës është fiancuar nga Kina.

Si pjesë e strategjisë së re të Kinës, për tu angazhuar më shumë jashtë vendit dhe të hapë tregje të reja, udhëqheqja në Pekin ka bërë gati një kredi prej 10 miliard dollarësh për rajonin. Europa Lindore mund të përfitojë. Sepse qëllimi i afatgjatë i Kinës është të vendosë lidhje tokësore dhe detare me Europën. Prandaj në qendër të interesave janë portet, rrugët, hekurudhat, telekomunikacioni dhe centralet e energjisë.

Investimet në Ballkan

Një nga pikat e rëndësishme për Kinën është Serbia, ku deri tani janë investuar më shumë se dy miliard eruo. Gjatë Samitit do të diskutohet për një projekt tjetër të madh: modernizimin e lidhjes hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit. Kostoja është 1,5 miliard euro.

Parlamenti i Malit të Zi së fundmi i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të pjesës së parë të autostradës për në Veri. Banka kineze Exim Bank ka gati një kredi rreth 690 milion eurosh për këtë. Në Maqedoni firmat kineze janë duke ndërtuar që prej fillimit të vitit një autostradë es Kërçovës dhe Ohrit, me një kosto pre 175 milion eurosh. “Investimi më i madh në infrastrukturë në 50 vitet e fundit,” thotë shefi i qeverisë Nikola Gruevski.

Për të gjitha këto projekte, përdoren para të marra me kredi në bankat kineze dhe punimet kryen gjithashtu nga firma kineze. Kompanitë vendase mund të marrin një copëz të vogël vetëm si nënkontraktuese. Megjithatë paratë e ardhura nga Pekini janë të mirëpritura sepse në pjesën më të madhe të këtyre vendve ka vite që nuk investohet në infrastrukturë. Shumë shtete nuk janë të zhvilluar ekonomikisht dhe nuk mund t’i përballojnë me shpenzimet e tyre. Dhe paratë përshembull nga Banka Botërore, BE apo SHBA, vijnë si me pikatore.

Diplomacia europiane e shqetësuar

Diplomatët europianë në Pekin e shohin me kritka këtë samit të Kinës. “Përça dhe sundo,” e përshkruan një diplomat i lartë planin e Kinës për të ndihmuar me kredi vendet e BE. Li Keqiang do të pritet në Beograd si “Perandori i Kinës”, thotë ai më tej. Dokumenti final i Samitit do të prezanohet nga Kina dhe pjesamarrësit e tjerë nuk mund ta ndryshojnë. Në këtë mënyrë Pekini mund të largojë nga pozicionimi i tyre europain disa vende të vogla antare të BE dhe në këtë mënyrë BE te mund të ndahet, ankohet diplomati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button