🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,819 ▼0.08%
DOW 47,939 ▼0.51%
NASDAQ 22,891 ▲0.3%
NAFTA 99.22 ▲1.38%
ARI 4,784 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,635 ▲ +0.57% ETH $2,235 ▲ +0.93% XRP $1.3512 ▼ -0.25% SOL $84.5000 ▲ +0.82%
S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 % S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Kina paralajmëron sërish Trump-in: Mos luaj me zjarrin!

Kina ka paralajmëruar se nëse qeveria e re amerikane do t’ua pengojë qasjen në Detin e Kinës Jugore, atëherë “duhet të jenë në gatishmëri për përplasje ushtarake”, raportoi pak ditë më parë Anadolu Agency.

Në kryeartikullin e gazetës zyrtare vendase “Global Times” u publikuan reagime ndaj deklaratës së ashpër të kandidatit për Sekretar Shteti në administratën e Donald Trump, Rex Tillerson, i cili kishte theksuar se “Duhet ta pengojmë qasjen e Kinës në Detin e Kinës Jugore”.

Sipas kryeartikullit, Tillerson ka marrë qëndrim të ashpër kundër Kinës në mënyrë që ta fitojë mbështetjen e senatorëve. “Duke pasur parasysh fuqinë aktuale ushtarake të Kinës, Washingtoni zyrtar në ardhje nuk do të ketë sukses ta pengojë qasjen e Kinës në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore, vetëm nëse planifikon luftë të shkallës së lartë”, thuhet në kryeartikull.

Sipas kryeartikullit “Nëse Trump dhe ekipi i tij kanë plane të këtilla pas ardhjes në detyrë, atëherë ata duhet të jenë në gatishmëri ushtarake. Në të kundërtën, kjo lëvizje e tyre do të ishte qesharake”.

Autoritetet kineze paraprakisht kishin reaguar edhe ndaj bisedës direkte telefonike të Donald Trump muajin e kaluar me liderët e Tajvanit, gjë e cila sipas tyre ishte cilësuar në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Ndryshe, Pekini zyrtar, i cili përpiqet ta forcojë pozicionin në ujërat e kontestuar duke ndërtuar baza ajrore në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore, është pjesë e kontestit për sovranitet me shtetet e rajonit, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Brunein dhe Malajzinë, për Detin e Kinës Jugore i cili është i pasur me resurse të pasura nëntokësore. Transporti detar që realizohet përmes këtij rajoni, mundëson një tregti globale vjetore e cila kap vlerën prej afërsisht pesë trilionë dollarësh.

Kina pretendon se ka të drejtë mbi 80 përqind të rajonit prej rreth tre milionë kilometrash katrorë në Detin e Kinës Jugore, ndërsa pretendimin në fjalë e mbështet në një hartë të ngelur nga viti 1940.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.