Kronika

Kisha bën prezantimin e dokumentit të Papës, “Hareja e dashurisë”

Tre ditë pasi Papa Francesk bëri publike nxitjen apostolike “Amoris Laetitia” (Hareja e Dashurise), e cila u komentua gjatë si një hapje e Kishës Katolike për ata që jetojnë në rrethana familjare të cilësuara si “të parregullta”, si personat e divorcuar dhe ata që janë martuar më shumë se një herë, në Katederalen e Shën Palit në Tiranë, Nunci apostolik Ramiro Molinar Ingles, bëri një përmbledhje të këtij dokumenti.

“Papa Francesku merr në konsideratë situatën e institucionit të familjes dhe të familjeve në botën e sotme, shumë prej të cilave e shohin dhe e ndiejnë në lekurën e vet dështimin e shumë endrrave të parealizuara”, thotë Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik.

Monsignior Geroge Frendo, bëri të qartë se ky dokument nuk ndryshon doktrinën, por boshtin e diskutimit.

“Asnjë Papë nuk ka thënë askurrë kaq qartë që nuk mund të futen të gjithë ata që janë në situat të çregullt në një thes, duke menduar se janë në një situatë mëkati. Papa ka folur qartë”, thotë George Frendo.

Për Dom Gjergj Metën, ky dokument i Papa Françeskut mund të cilësohet dhe si himni modern i dashurisë.

“Është një dokument ndryshe nga dokumentat e tjerë, për arsye sepse niset nga një bazë induktive arsyetimi, që do të thotë që nuk niset nga një ideal për t’ia aplikuar realitetit por niset nga realiteti konkret i familjeve njerëzore, ashtu si ato janë”, thotë Gjergj Meta.

Duke cituar fjalët e Papa Franceskut, të pranishmit theksuan dhe një herë se të divorcuarit që janë rimartuar nuk duhet të ndihen të shkishëruar, por duhet të shoqërohen me respekt të madh.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button