🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,322 ▲ +0.23% ETH $2,526 ▲ +2.55% XRP $1.3680 ▲ +1.46% SOL $101.6900 ▲ +2.2%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Gjermanet: Sa tërheqëse është Shqipëria si vend për investime?

DIHA prezanton rezultatet e anketimit të vitit 2016 për Klimën e Biznesit në Shqipëri.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) do të prezantojë në praninë e Znj. Anke Holstein, e ngarkuara me punë e Ambasadës Gjermane në Shqipëri, rezultatet e anketimit të vitit 2016 për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri. Prezantimi do te behet neser me 12 prill 2016, ora 11:00, prane Ambasada Gjermane në Tiranë.

Ky anketim vjetor, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s, paraqet një vlerësim të vitit të shkuar si dhe një parashikim për vitin në vazhdim. Element i rëndësishëm i këtij pyetësori është vlerësimi i faktorëve, të cilët janë vendimtarë në zgjedhjen e një vendi për të investuar.

Anketimi për Klimën e Biznesit është një realizim i përbashkët dhe me të njëjtën gamë pyetjesh, i 16-të Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë në Europën Qëndrore dhe Juglindore dhe plotësohet në të gjitha vendet e rajonit në të njëjtën kohë.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë.

DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). AHK ka në të gjitha ato vende, të cilat janë me interes për ekonominë gjermane, pra në rreth 90 shtete dhe rreth 130 vende të botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.