☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,538 ▲ +3.16% ETH $2,132 ▲ +5.2% XRP $1.3508 ▲ +3.07% SOL $83.4600 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kishte ‘zaptuar’ rërën te Kepi i Rodonit dhe po ndërtonte kompleks pa leje/ Arrestohet 43-vjeçari, në pranga dhe 4 punëtorë

Administratori i një kompleksi, që po ndërtohet pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, në Durrës është arrestuar mëngjesin e sotëm. 43-vjeçari me iniciale S.A., banues në Ishëm do të hetohet për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm” dhe “pushtimit të tokës”.

Policia njofton se ka arrestuar dhe 4 shtetas të tjerë, të cilët po punonin për ndërtimit e kompleksit.

Këta shtetas janë: 21-vjeçari me iniciale E.L., 27-vjeçari me iniciale Xh.B., të dy nga fshati Ishëm. Po ashtu, 43-vjeçari nga Lushnja, me iniciale F.D. dhe 23-vjeçari nga fshati Manëz, me iniciale F.M.

Në fillim të muajit qershor, ishte vetë kryeministri Rama, që i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje në vend, duke theksuar se “pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit”.

Madje tha se të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar pa leje, t’i prishin vetë, sa janë në kohë.

Operacioni nis javën e ardhshme, dhe të gjithë ata që e dinë këtë, të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet në flagrancë dhe kur duhet të ballafaqohen me shkeljet e rënda, të fillojnë t’i prishin vetë. SHÇBA do t’i shkojë deri në fund kësaj pune por dhe policët e dinë se njësoj si me lufta me krimin dhe kjo ka një përgjegjësi dhe nëse zonën tënde ndodh diçka e tillë je ti përgjegjës dhe bashkëfajtor. Kështu që tërhiqeni tani!

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme.
Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.


Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:
E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.