Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,840 ▲ +0.8% ETH $2,049 ▲ +0.27% XRP $1.3144 ▲ +0.79% SOL $80.1100 ▲ +1.42%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Koalicioni “i ngrirë”, Milo: Zyrtarisht me PS-në, praktikisht jemi jashtë

aaaKoalicioni me LSI-në, por edhe me forca të tjera si PDIU, duket se kanë bërë që Partia Socialiste të harrojë aleatët e saj tradicionalë. Partia Demokracia Sociale, edhe pse ka qenë pjesë e koalicionit të gjerë fitues të 2013-s, por edhe atij të 2015-s, ende nuk është përfshirë në qeverisje, ose më qartë, siç thotë zoti Milo, marrëdhëniet me PS-në janë të ngrira.
“Presim të shkrihen, nëse do të shkrihen. Bashkë me Kongresin e Partisë Socialiste po vjen edhe pranvera. Nëse ky Kongres do të vendosë që t’i shkrijë këto marrëdhënie dhe t’i fusë në rrjedhën e tyre normale të dikurshme, atëherë edhe ne do të jemi gati”, tha Paskal Milo.
Sipas zotit Milo, nëse PS-ja do të ruajë këtë pozicion, kjo nuk ka sesi të mos ndikojë në të ardhmen e Demokracisë Sociale dhe qëndrimet e saj.
“Nëse llogaritë i kanë bërë që nuk do të kenë nevojë për ne, përmes ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, atëherë edhe ne do të shikojmë edhe do të veprojmë në lidhje me atë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Nuk duam as që t’u imponohemi dhe as t’u lutemi, askujt dhe për asgjë”, vijoi më tej kreu i PDS-së, Milo.
Një vit e gjysmë nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i PS-së me aleatët e saj. Pak ditë më parë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut duket se shkoi drejt aleancës me PD-në, e tashmë edhe PDS shpreh hapur pakënaqësitë e saj.
Por nëse PBDNJ-ja po shkon drejt bashkimit me opozitën, Demokracia Sociale ende pret në koalicion. Pret, siç thotë zoti Milo, që marrëdhëniet të shkrijnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.