☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.48 ▲2.12%
ARI 5,010 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $75,090 ▲ +3.39% ETH $2,358 ▲ +8.55% XRP $1.5419 ▲ +6.39% SOL $95.7600 ▲ +3.91%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.48 ▲2.12 % ARI 5,010 ▲0.16 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.48 ▲2.12 % ARI 5,010 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kodi Civil, i rëndësishëm për vendin

Kryeministri Isa Musfata tha të hënën se Qeveria ka vendosur që të themelohet një ekip i cili do të përgatit Kodin Civil, një dokument të cilin e konsiderojnë tepër të rëndësishëm për fazën në të cilën po kalon vendi.

kodi-civil-i-r-euml-nd-euml-sish-euml-m-p-euml-r-vendin_hdKëto komente kryeministri i vendit, Isa Mustafa i bëri në takimin e parë të Komisionit për Hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

“Të gjithë ne, mendoj se pajtohemi që duhet të krijojmë kushtet që të sundoj ligji në Kosovë, që të zbatohet ligji dhe këtë ne e kemi dhënë si parim themelor të Programit Qeverisës që e kemi hartuar më parë. Kemi arritur që gjatë kësaj periudhe njëqind ditore të kalojmë në Qeveri rreth 25 ligje dhe t’i procedojmë në Kuvendin e Kosovës, por po ashtu rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edhe përgatitjes së Kodit Civil, i cili do të paraqes dhe do të ofroj një bazament të veçantë të zgjidhjes së problemeve tek ne, karshi kritereve dhe metodave të cilat aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Mustafa.

Ai deklaroi se Qeveria mbështet të gjitha reformat të cilat ndërmerren në reformimin e sistemit gjyqësor në mënyrë që të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, të kemi një sistem gjyqësor efikas dhe kredibil, që garanton sundimin e ligjit, që garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe poashtu që garanton që ligjet e vendit të jenë në harmoni me ligjet ndërkombëtare, të cilat duhet të vlejnë edhe për vendin tonë.

“Përkrahim gjithsesi unifikimin e legjislacionit civil në drejtim të krijimit të një kodi të përbashkët civil ku do të përfshihen ligjet e fushave të ndryshme civile. Mirëpo, si Qeveri poashtu marrim mbi vete që të krijojmë kushte teknike dhe kushte të tjera të domosdoshme duke përfshirë edhe rritjen e numrit të punonjësve në gjykata dhe atyre që ju shërbejnë gjykatave për të siguruar që sistemi gjyqësor te ne të jetë efikas, të jetë efiçient dhe që ne të mburremi me punën që po e bëjmë”, tha kryeministri Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.