Arte

Kodra, “kubi i parë dhe i fundit i Ballkanit”

Nga Klod Dedja

Arti nuk është thjesht element real estetik, por edhe një estetikë kundër vetë reales. Nga një realitet i lindur në kodrat e Shqipërisë diku në fshatrat e përhumbur afër Durrësit po zhvillohej një Kodra me emrin Ibrahim. Kjo kodër mu në mes të një vendi me ekzotizëm anadollak, ku eleganca e mendimit ishte një “outmind”, por edhe një shtysë elegante nga balta e injorancës dhe nënshtrimeve politike që Shqipëria përjetonte prej shekujsh. Në njërën prej këtyre kodrave të baltosura nga prapambetja, lindi një Kodra kub i ngjizur totalisht brenda kubizmit të sapolindur të atyre viteve të ethshme në Francë. Asnjë ndryshim midis Picasso-s dhe Kodra, të dy vijnë nga provinca gjeografikisht rrethuar me baltë injorante apo konflikte shkatërruese botërore luftërash (Lufta e Dytë Botërore). Kubizmi sapo u prezantua pikërisht në këtë periudhë krize mendore mbarë europiane. Sepse Arti lind gjithmonë nga zero, nga asgjëja, nga mungesa apo konflikti human. Kubizmi shpërbëri formën e realizmit konfliktual, por edhe romantik të figurës njerëzore. …Ibrahim Kodra i vetmi krijues kubist nga tokat e prapambetura ballkanike. Në zemër të Milanos, ai adhurohej siç adhurohej Picasso në Paris, natyrisht jo në të njëjtën periudhë. Ai u lëshua në perceptim, por edhe në jetën kubiste. Me një shall veror mbi golf dimëror apo këmishë jake të gjatë blu ai jetonte si kubist… Ky “Picasso shqiptar”, por edhe “kubist ballkanik” shfaqej ndryshe, hollësisht ndryshe nga format e njohura të lëvizjes së Kubizmit. Lufta e tij ishte më e vështirë sesa kubizmi i tendencës apo glamour-it francez. Rruga e Ibrahim Kodrës kishte problemin esencial të prapambetjes ballkanike dhe traditës së tij permanente. Lufta e tij apo hulumtimi, përfshinte krizën e tij të origjinës së përfshirë në varfëri apo vetmia e mosnjohje ndërkombëtare. Nga kjo krizë lindën format trekëndëshe që në fakt kubizmi nuk i kishte përdorur. Nga kjo krizë lindën format kubiste ballkanike si mozaikët e së ardhmes së artit kontemporan në Shqipërinë e baltës dhe mjerimit fizik. Përpos kësaj, Ibrahim Kodra jetonte si pinjolli i parë elegant dhe i fundit i estetikave kontemporane shqiptare të asokohe. …Ai kishte tejkaluar formatin apo tradicionin…duke u fundosur në elegancën e “shkatërro për të ndërtuar” si kusht thelbësor kubist …por brenda kubit të tij shqiptar!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button