Koha për mbjelljet vjeshtore
Kultivuesit e kulturave lavërtare, tashmë janë në përfundim të parapërgatitjeve për fillimin e mbjelljeve vjeshtore, të cilat pritet të fillojnë në javën e dytë të muajit tetor. Në anën tjetër, edhe institucionet përgjegjëse për këtë sektor, tashmë janë në përfundim të parapërgatitjeve të tyre për këto mbjellje, të cilat edhe sivjet do të përkrahen përmes subvencioneve. Ndërkaq, sipërfaqja e mbjellur me kultura lavërtare nuk pritet të ndryshojë shumë nga ajo e vitit të kaluar, por sipërfaqja e përgjithshme e këtyre mbjelljeve në tërë territorin e vendit pritet të dihet pas përfundimit të këtyre mbjelljeve.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë se koha optimale për mbjelljet vjeshtore fillon që nga 8 tetori dhe këto mbjellje sipas tyre vazhdojnë në bazë të kushteve klimatike, të cilat pritet të mbretërojnë në vend. Tashmë ata thonë se përgatitjet për këto mbjellje janë nëpërfundim e sipër dhe fermerët shumë shpejt pritet të fillojnë me këto mbjellje. “Edhe sivjet, ashtu si viteve të kaluara, presim që këto mbjellje të kulturave lavërtare të realizohen me kohë dhe në kohë optimale, pasi që edhe parapërgatitjet për to janë bërë me kohë dhe tash gjithçka varet edhe prej kushteve klimatike, të cilat do tëmbretërojnë gjatëperiudhës së mbjelljeve vjeshtore”, thonë zyrtarët e MBPZHR-së.
E përmes subvencioneve viteve të fundit, kjo ministri i ka përkrahur kultivuesit e grurit, ku përmes rritjes së përkrahjes nga viti në vit, zyrtarët e MBPZHR-së thonë se kanë rritur edhe numrin e fermerëve përfitues dhe me këtë janë rritur edhe sipërfaqet e subvencionuara.
Zyrtarë të kësaj ministrie, thonë se gjatë vitit të kaluar, duke ubazuar në raportet e realizimit të mbjelljeve vjeshtore të Drejtorive Komunale të Bujqësisë, në 31 komunatë cilat i kanë dërguar të dhënat, sipërfaqja e mbjellë më grurë ka qenë 85,818 hektarë, ndërkaq ata thonë se pas përfundimit të këtyre mbjelljeve do të dihet edhe sipërfaqja e mbjellë për këtë vit. Ndërkaq, kultivues të grurit që i kanë plotësuar kushtet për të përfituar subvencione nga 125 euro për çdo hektarë të mbjellë, sivjet janë rreth 10200 në vlerë prej 5.3 milionë euro.
Në anën tjetër, drejtori për Bujqësi në Komunën e Gjilanit Ramiz Ramadani ka treguar se janë në vlugun e përgatitjeve për mbjelljet vjeshtore. Sipas tij, Kjo komunë do të subvencionojë fermerët të cilët kultivojnë grurin.
“Po jemi në vlugun e përgatitjeve për mbjelljet vjeshtore. Ketë vit janë të planifikuar të mbjellën 2500 hektarë, ndërsa Komuna do të subvencionojë fermerët me 200 mijë kilogramë farë apo 861 hektarë”, tha ai.
Drejtori Ramadani ka treguar se Komuna subvencionon fermerët më të vegjël të cilët nuk përfitojnë nga Ministria e Bujqësisë. “Shumë pak fermerë do të mbesin pa u subvencionuar pasi që rreth 1300 hektarë subvencionon Ministria e Bujqësisë ne subvencionojmë si Komunë e Gjilanit mbi 861 hektarë, ndera të tjerët nuk kanë aplikuar fare për subvencionim”, tha Ramiz Ramadani Drejtor për Bujqësi në Gjilan.a