Moda

Koleksioni i ri i D&G: Një poezi dashurie për Italinë

Dolce & Gabbana ka vazhduar udhëtimin e saj nëpër Mesdhe edhe këtë koleksion, i cili ka qenë një dedikim dashurie ndaj atdheut të stilistëve, Italisë.

Veshjet të cilat janë shfaqur në pasarelë kanë qenë pothuajse një udhëpërshkrim turistik, ku shiheshin imazhe nga Capri, Venecia, Roma dhe objekte artizanale karakteristike italiane.

Një shumllojshmëri ngjyrash janë parë në pasarelë, teksa modelet ndaloni për të bërë selfie, të udhëzuara nga Domenico Dolce i cili është shprehur se moda nuk duhet të jetë më vetëm për trendet, por edhe për emocionet.

Aksesorët kanë qenë gjithashtu një pikë e fortë e këtij koleksioni, ku ndër të tjera kanë rënë në sy kufjet e dekoruara me lule dhe fruta karakteristike mesdhetare.

Shikoni videon:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button