☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,549 ▼0.88%
DOW 45,771 ▼0.54%
NASDAQ 21,807 ▼1.28%
NAFTA 97.01 ▲1.53%
ARI 4,562 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,547 ▼ -0.24% ETH $2,123 ▼ -0.2% XRP $1.4301 ▼ -0.94% SOL $88.6900 ▲ +0.27%
S&P 500 6,549 ▼0.88 % DOW 45,771 ▼0.54 % NASDAQ 21,807 ▼1.28 % NAFTA 97.01 ▲1.53 % ARI 4,562 ▼0.95 % S&P 500 6,549 ▼0.88 % DOW 45,771 ▼0.54 % NASDAQ 21,807 ▼1.28 % NAFTA 97.01 ▲1.53 % ARI 4,562 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Sporti

Kombëtarja kuqezi e goditur në momentin më vendimtar, ja si mund t’ia dalë Sylvinho

Ndeshja e 26 marsit ndaj Polonisë në Varshavë është si finale (“play off”) për Botërorin 2026. Fatkeqësisht, Shqipëria po shkon në këtë sfidë me një sulm praktikisht të çmontuar. Kjo situatë ngre shqetësimin kryesor; shënimin e golit. Rey Manaj është i dëmtuar (mungesë e konfirmuar), Mirlind Daku jo në gjendje optimale, Armando Broja pa ritëm loje dhe jashtë forme.

Mesfushorët ofensivë dhe me këmbë “vdekjeprurëse” nga distanca si Arbër Hoxha e Nedim Bajrami me pak minuta aktivizimi, ndërsa Jasir Asani pa aktivitet fare, i larguar nga klubi i tij në Iran. Kjo situatë përkthehet ndryshe: kuqezinjtë rrezikojnë të mos ketë produkt ofensiv real ndaj Polonisë. Në futbollin modern, sulmuesi nuk është vetëm finalizues, por është referencë për dalje nga presioni, mbajtje topi, krijim hapësirash.

Albania meets Poland in the Play-Off draw, Sylvinho speaks: Many things happen until March - Sport

Me situatën e cekur më lart, Shqipëria rrezikon t’i humbasë të tria këto benefite. Pra, kombëtarja gjendet para kufizimeve serioze strukturore. Sylvinho ka një filozofi shumë të qartë loje: bllok kompakt, tranzicion i shpejtë, krahë aktivë. Megjithatë, kjo filozofi varet 100% nga forma e sulmuesve dhe anësorëve. Me këtë gjendje tranzicioni bie, kundërsulmi humbet efektin, presioni lart bëhet i pamundur. Pra, sistemi i tij i lojës dëmtohet në thelb, jo vetëm në detaje.

Sa i reduktojnë shanset për suksesin kuqezi këto mungesa? Realisht, Shqipëria në kushte normale, sipas prognozave të kompanive të basteve, ka 45% shanse triumfi ndaj polakëve në një ndeshje teke. Me këtë situatë duket se pritshmëritë bien më tej.

Statistics favor Poland, Albania only has 2 wins – Balkanweb.com - News24

Arsyeja? Polonia ka thellësi dhe eksperiencë më të madhe. Shqipëria gjendet në kushtet e zgjedhjeve të limituara ofensive (problem strukturor). Atëherë, si mund t’ia dalë Sylvinho në një situatë të tillë problematike? Ka vetëm 3 rrugë reale: pragmatizëm ekstrem, bllok i ulët, minimizim hapësirash, ndeshja duhet “ngrirë”, jo luajtur hapur. Duke konsideruar alternativat e mundshme për sulmuesit jashtë forme dhe ata që mungojnë, aspekti individual merr rëndësi.

Këtu hyn roli i Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, që po bëjnë mjaft mirë me klubet e tyre këtë sezon. Ndoshta nuk janë zgjidhje ideale, por janë të vetmit me ritëm dhe kreativitet aktualisht. Po kështu, episodet marrin më shumë përparësi; goditje dënimi, këndore, penalltitë. Në këtë situatë problematike, Shqipëria duhet të merret shumë edhe me detajet.

The situation in the play-off pots changes, Albania avoids the Czech Republic, but...

Konkluzioni? Po, situata është serioze, por jo e pashpresë. Në futboll, kurrë nuk i dihet. Problemi nuk është vetëm mungesa apo forma jo optimale e disa lojtarëve. Problemi është se mungojnë ose janë jashtë forme pikërisht lojtarët që mbajnë sistemin kuqezi në këmbë.

Megjithatë, është ndeshje teke, është “play off” dhe siç thotë vetë Sylvinho: “Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë”. E qartë është se Shqipëria nuk ka luksin të luajë futboll të hapur dhe të bukur në Varshavë. Për t’ia dalë me sukses, në fushë kundërshtare, ndaj një kundërshtari me shumë eksperiencë dhe talent individual, ka vetëm një rrugëdalje: të luajë futboll inteligjent, cinik dhe detajist.

The post Kombëtarja kuqezi e goditur në momentin më vendimtar, ja si mund t’ia dalë Sylvinho appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.