Europa

Koment: E pabesueshme dhe që s’të lë qetë

Pas rrëzimit të avionit të Germanwings me numër fluturimi 4U9525, të shkaktuar qëllimisht, ne kërkojmë më kot përgjigje. Dhe ndjejmë dhimbje dhe solidaritet, komenton Alexander Kudascheff.

Germanwings / Absturz / Wrackteil

Është një gjë e tmerrshme. Bashkëpiloti bën vetëvrasje, megjithëse për motivet e tij nuk dihet ende asgjë, ai e drejton avionin drejt humnerës duke shkaktuar me vetëdije vdekjen e 150 njerëzve. Vetëvrasja kthehet në vrasjen masive të bashkëudhëtarëve të pambrojtur dhe të pafajshëm. Besimi, që pasagjerët kanë tek pilotët e tyre, në mbarë botën në mijëra fluturime në ditë, shpërdorohet. Dhe megjithatë ky makth është një rast i izoluar. Një rast i veçuar, që nuk të le të qetë.

Natyrisht që tani kërkohet shkaku. Përse bashkëpiloti ka vepruar kështu? Dhe kush mban përgjegjësi, apo është fajtor? A nuk është parë gjatë përgatitjes profesionale, se çfarë problemesh ka ky i ri? A nuk nevojiten më shumë psikologë gjatë trajnimit dhe provave? Kjo tingëllon jo keq dhe pak e thjeshtë. Sepse sa herë dështojnë psikologët pikërisht në konfliktet familjare? Sa herë psikologët nuk kuptojnë se çfarë karakteresh komplekse ulen para tyre. Dhe tani duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e përgatitjes së pilotëve, që shoqëria jetë e qetësuar. Jo, kjo nuk është zgjidhje. Për më tepër, ngaqë trajnimi i pilotëve të Lufthansës është i njohur në mbarë botë për cilësinë e tij.

Rrëzimi i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i fluturimit 4U9525 na lë pa mend. Ai na trondit dhe na huton. Ai na ngacmon, nuk na lë asnjë të qetë, na bën të heshtur dhe të dëshpëruar. Ne e marrim me mend dhe e ndjejmë dimensionin e këtij tmerri. Ne përpiqemi të kuptojmë, se çfarë ka ndodhur. Ne kërkojmë shpjegime racionale, që na e bëjmë më të lehtë, për të kuptuar horrorin në Alpet franceze. Por drama i sfidon mënyrat e thjeshta të të kuptuarit.

Alexander Kudascheff
Alexander Kudascheff

Njerëzit ndiejnë dhe vuajnë me familjarët e viktimave. Mediat (deri tani) tregohen të përmbajtura në lidhje me dhimbjen e familjeve. Koncerni Lufthansa shfaq në mënyrë mbresëlënëse tronditjen dhe u premton të prekurve çdo ndihmë të nevojshme. Dhe politikanët kërkojnë të shtrëngojnë radhët në dhimbje. Vizita e presidentit francez Holande, e kryeministrit spanjoll Rajoy dhe e kancelares Merkel në vendin e rrëzimit e bën të qartë dhe e thekson këtë. Ishte një gjest i madh simbolik se Evropa, se evropianët qendrojnë së bashku.

Dhe gatishmëria më shumë se e përzemërt e francezëve për të ndihmuar në rajonet e largëta të Alpeve është e admirueshme. Ajo tregon se sa shumë i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjermanët dhe francezët, për herë të dytë brenda pak muajve. Në janar pas vrasjes së dymbëdhjetë redaktorëve të gazetës Charlie Hebdo dhe katër hebrejve në Paris nga terroristët islamistë dhe tani pës rrëzimit të shkaktuar qëllimisht. Edhe vetë kancelarja Merkel, zakonisht e ftohtë, tregoi sa shumë e ka prekur atë kjo dramë. Ajo tregoi nndjenja. Gjermania është në gjendje shoku. Gjermania mban zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button