Koment: Nga Greqia nuk fryn erë e freskët
Kriza e euros nuk mbizotëron më titujt e gazetave. Por tema nuk është zgjidhur. Dhe meqenëse në Athinë nuk ka gjasa të ndryshojë vërtet diçka, problemi do të dalë sërish në vëmendjen e publikut, mendon Spiros Moskovou.
Një ministër si drejtues i opozitës
Por kjo nuk do të sjellë rezultat, kur është pikërisht ministri përkatës që bën thirrje publike për luftë kundër planit. Por lufta e Skourletit kundër politikës zytare qeveritare i solli atij vendin e gjashtë në komitetin e ri qendror të Syrizës. Edhe rruga e anasjelltë është e mundur te Syriza: kryeministri gjoja radikal i majtë, Alexis Tsipras e ngriti në doktrinë të re shtetërore mbetjen e Greqisë në Eurozonë. Edhe kjo metamorfozë e plotë nuk e pengoi atë që të rizgjidhet me 95 përqind të votave kryetar partie.
Rasti Skourleti dhe kthimi i Tsiprasit në vlerat e Euros janë karakteristike për politikën kontradiktore të populistëve në qeveri në Athinë: zyrtarisht qeveria e Athinës u përmbahet marrëveshjeve me donatorët ndërkombëtarë në kuadër të paketës ndërkohë të tretë të ndihmave për Greqinë; jozyrtarisht ajo shfrytëzon çdo rast për ta minuar paketën. Këtë akt të rrezikshëm balance ajo ia shet kombit si luftë kundër torturuesve të kombit. Është e qartë – edhe në shtete të tjera evropiane, retorika në politikën e brendshme është më e ashpër se toni i së njëjtës qeveri në parketin ndërkombëtar. Por në Greqi ndërkohë dallimi është kaq i madh, sa duhet të flasësh për një politikë kalamajsh.
Asnjë parti nuk vepron në përputhje me përgjegjësinë e tyre
Në një fazë shndërrimesh si ajo që po përjeton shoqëria greke aktualisht, do të nevojiteshin parti të ndërgjegjshme për përgjegjësinë e tyre. Parti që janë të të njëjtit mendim për nevojën e reformave që duhen kryer dhe që grinden vetëm për idetë më të mira.
Syriza është ndërkohë përgjegjëse për tri votimet në vitin 2015 me rezultatet krejt të ndryshme. E vëmë me bast që kjo parti së shpejti do të bëjë thirrje për zgjedhje të reja – nëse kreditorët nuk premtojnë qethje të qartë të borxheve deri në fund të vitit? Dhe argumentimi për këtë hap do të tingëllojë sërish heroik: “Duhet t’ua tregojmë sërish vendin torturuesve të kombit!”