🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,957 ▲ +0.19% ETH $2,053 ▼ -0.09% XRP $1.3186 ▲ +0.03% SOL $80.3100 ▲ +1.41%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Koment: Putin faktor vendimtar?

Koment: Tërheqja e pjesshme ruse nga Siria është një sinjal i qartë në adresë të Bashar al Asadit, që ky më në fund të negociojë seriozisht me opozitën, mendon Loay Mudhoon.

S’ka dyshim: me vendimin e papritur, për të tërhequr pjesën kryesore të trupave ruse nga Siria, presidenti rus Vladimir Putin befasoi miq e armiq.

Kësisoj pothuajse të gjithë në hapësirën arabe e përshëndetën hapin e tij, në radhë të parë Katari dhe Arabia Saudite, që janë mbështetësit kryesorë të forcave të moderuara opozitare. Të dy vendet shpresojnë, që me këtë do t’u jepet një impuls pozitiv bisedimeve për Sirinë që po vazhdojnë në Gjenevë.

Nga ana e regjimit të Asadit në të kundërt duket se gëzimi për tërehqjen e pjesshme të Rusisë është me rezerva. Mediet arabe ditët e fundit vazhdimisht kanë njoftuar për mosmarrëveshje të mëdha mes Putinit dhe Asadit pak para komunikimit nga Kremlini për planet e tërheqjes.

Këto mosmarrëveshje mes Asadit dhe fuqisë mbrojtëse të tij lidhur me qëllimet e ndërhyrjes së Rusisë janë shfaqur menjëherë pasi hyri në fuqi armëpushimi: sundimtari i Sirisë në intervista me shtypin ndërkombëtar e ka shprehur hapur, që qëllimi i tij është të vendosë të gjithë vendin nën kontrollin e vet. Kjo i nxiti disa diplomatë rusë që t’i tregojnë atij kufijtë – dhe t’i tërheqin vëmendjen për domosdoshmërinë e një zgjidhjeje politke të konfliktit.

Sidoqoftë me këtë zhvillim bëhet e qartë, se interesat ruse nuk përputhen me ato të diktatorit. Ndonëse Putin donte ta shpëtonte regjimin e kërcënuar të Asadit nga rënia dhe të dobësonte rebelët e moderuar, në mendimet e Putinit nuk ka ka luajtur ndonjë rol të veçantë lufta kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Por Putin kurrësesi nuk donte ta ndihmonte në fitore ushtarake vasalin e tij në Damask. Sepse kjo do ta involvonte ushtrinë ruse në një luftë brutale dhe të kushtueshme kundër shumicës sunite të popullsisë së Sirisë. Një Afganistan i dytë do t’i dëmonte masivisht interesat ekonomike dhe politike të Rusisë.

Rusia ia ka arritur qëllimit

Ndërkaq Putini ia ka arritur qëllimit të tij: regjimi i Asadit me ndihmën e Hisbollahut libanez dhe të milicëve të ndryshëm shiitë mundi të stabilizohet. Baza ushtarake me rëndësi strategjike në Tartus mundi të zgjerohet; një bazë e dytë mbrojtëse madje është shtuar. Një ndryshim i regjimit sipas modelit të ndërhyrjes së NATO-s në Libi nuk është më i mundur. Kësisoj Rusia e konfirmon veten si pioniere të një një autoritarizmi të ri, që me sa duket synon kufizimin dhe destabilizimin e demokracive.

Por edhe më e rëndësishme: Rusia përmes angazhimit të saj të përgjakshëm në konfliktin e Sirisë mundi t’i demonstrojë Perëndimit të paaftë për të vepruar, se ish-superfuqia, para pak kohësh e nënvleftësuar prej politikanëve të SHBA-së si “fuqi rajonale”, është kthyer tani në skenën e politikës botërore. Megjithatë një zgjidhje politike për luftën komplekse dhe të tërthortë në Siri as që mund të imagjinohet më kundër vullnetit të Moskës.

Tërheqja e trupave ruse duhet kuptuar si rrjedhojë si një sinjal adresuar Asadit. Ky sipas dëshirës së Putinit më në fund duhet të negociojë seriozisht me opozitën, për ta ruajtur pjesën e mbetur të shtetit e në radhë të parë unitetin territorial të Sirisë. Por ndërkohë duket se Asadi nuk mendon aspak ta ndajë pushtetin.

Nisur nga fakti, që vetëm një qeveri tranzicioni mbarësiriane pa Asadin mund të hapë rrugën për një zgjidhje politike, tani të gjitha shpresat e Perëndimit për një fund të luftës asgjësuese në Siri janë varur pikërisht tek Putini.

Për këtë Putini duhet të jetë i gatshëm ta braktisë Asadin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.