Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,531 ▼0.76%
DOW 45,818 ▼0.85%
NASDAQ 21,744 ▼0.93%
NAFTA 92.20 ▲4.62%
ARI 4,359 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,309 ▼ -1.22% ETH $2,139 ▼ -1.61% XRP $1.4061 ▼ -2.18% SOL $90.0600 ▼ -1.09%
S&P 500 6,531 ▼0.76 % DOW 45,818 ▼0.85 % NASDAQ 21,744 ▼0.93 % NAFTA 92.20 ▲4.62 % ARI 4,359 ▼1.1 % S&P 500 6,531 ▼0.76 % DOW 45,818 ▼0.85 % NASDAQ 21,744 ▼0.93 % NAFTA 92.20 ▲4.62 % ARI 4,359 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Komisioni për Integrime Evropiane do të organizojë tryezë për demarkacionin

Është shtyrë për mbledhjen e radhës raportimi i zv. kryeministrit, njëherësh ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi, para Komisionit për Integrime Evropiane.

“Për shkaqet e mosprezencës së tij, komisioni u njoftua nga kryetarja Njomza Emini, e cila tha se ministri është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Ndërkaq, për mungesën e tij në mbledhjen e sotme të Komisionit, ajo bëri të ditur se është njoftuar paraprakisht prej tij.

U vijua më pas me shqyrtimin dhe përkrahjen e Projektligjit për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”, thuhet në njoftimin për media.

Në vijim, debat i gjerë është zhvilluar lidhur me raportimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit, (përpos përfaqësueses së VV-së, Donika Kadaj –Bujupi, e cila kërkoi që Kuvendi në mbledhje plenare të hedhë poshtë marrëveshjen për demarkacionin), pjesa tjetër e komisionit, vlerësoi se lidhur me këtë çështje duhet organizuar tryezë pune.

‘‘Duhet të ballafaqohen qëndrimet dhe argumentet e të dyja palëve: të atyre që e mbështesin marrëveshjen dhe të atyre që e kundërshtojnë atë, në mënyrë që ne të mund të formojmë qëndrim lidhur me këtë çështje’’, u shpreh deputeti, Bislim Zogaj.

Vjosa Osmani e Luljeta Veseli – Gutaj, ndërkaq, ishin të mendimit që në këtë tryezë të jenë pjesëmarrës ekspertë të fushës, deputetë, si dhe shoqëria civile, në mënyrë që mbi bazën e fakteve të paraqitura me atë rast, deputetët ta kenë më të lehtë të vendosin për votën e tyre.

Në fund, Komisioni u përcaktua që gjatë ditëve në vijim, të fillojë përgatitjet për këtë tryezë, e cila pritet që të mbahet në objektet e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.