☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Komiteti Shqiptar i Helsinkit :Të drejtat e njeriut në Shqipëri cenohen në komisariate, burgje dhe në vendimmarrje

Harta e re e kundërshtuar Gjyqësore ka dyfishuar shpenzimet që qytetarët duhet të paguajnë për çështjet e tyre. Shkrirja e 18 gjykatave sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka rritur tarifat e avokatëve dhe ka shtuar shpenzimet e transportit për ndjekjen e seancave.

“Me hyrjen në fuqi të hartës së re, tarifat e avokatëve janë rritur me 50 deri në 200 për qind mesatarisht”, tha Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Analizat e Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregojnë se respektimi të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend në dy vitet e fundit, është cenuar edhe në të tjera drejtime.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në procese vendimmarrëse të Kuvendi rezulton e munguar, çfarë ka zbehur këto dy vite potencialin për një sistem qeverisje të hapur dhe gjithëpërfshirës. Vijon të mbetet problem sistematik në komisariatet e policisë mungesa e kontrollit fillestar dhe periodik të shëndetit”, shtoi Skëndaj.

Me shqetësim veçanërisht në dy vitet e fundit për Komitetin e  Helsinkit është rritja e shkallës së pandëshkueshmërisë për krimet mjedisore.

“Janë krime ndaj mjedisit. Pandëshkueshmëria e tyre cenon gjithë shtetin e së drejtës. Nëse nuk dënohet ndëshkuesi, humbet i gjithë komuniteti”, tha Mihallaq Qirjo, ekspert për mjedisin.

I pranishëm në publikimin e gjetjeve, ambasadori i Suedisë në Tiranë Niklas Ström tregoi edhe mbi përfitimet nga respektimi i të drejtave të njeriut.

 “Të drejtat e njeriut, demokracia dhe zbatimi i ligjit janë treguesit kryesorë të zhvillimit në përgjithësi. Për shembull, vendet me nivel të lartë të demokracisë kanë 94 për qind më pak vdekje të parakohshme të foshnjave, ofrojnë 40 për qind më shumë mbulim me energji elektrike dhe kanë 23 për qind më shumë mundësi për të pasur ujë se vendet autokratike. Kur njerëzit të jetojnë në 100 për qind demokraci, atëherë ata mund të zjarrin në pah gjithë potencialin e tyre duke kontribuuar në të mirën e përbashkët”, u shpreh Niklas Ström, ambasadori i Suedisë në Tiranë.

Sipas Komitet Shqiptar të Helsinkit, të drejtat e njeriut në vend vijojnë të cenohen gjithashtu nga mosrespektimi i të drejtave në burgje, migracioni i parregullt dhe mosdhënia e informacioneve nga institucionet, ndonëse kanë detyrim ligjor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.