Kompany: I kemi mundur një herë, por këto janë ndeshje ku nuk ka zgjidhje magjike
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain. “Të dyja ekipet kanë shumë kreativitet, përfshirë në aspektin e lojës pozicionale dhe gjetjes së zgjidhjeve”, tha trajneri belg.
“Bëhet fjalë për detaje, intensitet dhe energji. Po përballemi me ta tani për herë të katërt. Kemi përvojë kundër tyre, por e njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarët tanë“, deklaroi më tej Kompany, që do të luajë pa katër lojtarë të rëndësishëm si Lennart Karl, Tom Bischof, Raphael Guerreiro dhe Serge Gnabry.
Më tej, duke folur për Luis Enrique, tha: “Ai po bën një punë të jashtëzakonshme… Nuk u habita që fituan Ligën e Kampionëve. Mund të shihni nga ekipet e Luis Enrique se ka një frymë të vërtetë ekipi. Lojtarët e tij vrapojnë dhe luftojnë: ai e bën këtë me të gjitha ekipet e tij. I heq kapelen.”
“Këto janë ndeshje ku nuk ka zgjidhje magjike. Avantazhi që kemi është se jemi përballur shumë herë me njëri-tjetrin, por kjo vlen për të dyja ekipet. Ne e dimë si t’i vëmë kundërshtarët tanë nën presion. Parisi ka aftësinë të luajë në zona të ndryshme të fushës, por kjo nuk do të na zërë në befasi. Ata kanë shumë cilësi në çdo fushë. Por nëse shikoni ekipin tonë, edhe ne i kemi këto cilësi“, tha Kompany.
“Ne kemi fituar tashmë në Bernabéu këtë vit dhe fituam në Paris. PSG është padyshim ende fitues i Champions league, por nëse ka një ekip që mund ta përballojë këtë sfidë, ai është i yni. Ne e dimë sa i fortë është Parisi, por ne e duam këtë ndeshje“, tha Kompany.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.