☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.27 ▼1.06%
ARI 4,538 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,818 ▼ -0.88% ETH $2,114 ▼ -1.52% XRP $1.3751 ▼ -1.16% SOL $84.6800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.27 ▼1.06 % ARI 4,538 ▼0.45 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.27 ▼1.06 % ARI 4,538 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një konferencë për media së bashku me homologun e tij malazez, Ervin Ibrahimoviç, ku u theksua fryma e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe angazhimi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si një model të qëndrueshëm fqinjësie të mirë, të ndërtuar gjatë dy dekadave me vullnet të përbashkët.

“Diskutimet tona u fokusuan në frymën e miqësisë së qëndrueshme. Përgjatë 2 dekadave, dy vendet tona kanë ndërtuar me vullnet të përbashkët një model të vërtetë të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Sot bashkëpunojmë ngushtësisht si vende mike, si aleate të NATO-s dhe në një gamë të gjerë fushash si në planin dypalësh ashtu edhe atë rajonal e shumëpalësh”, u shpreh Hoxha.

Ai nënvizoi nevojën për të analizuar marrëveshjet ekzistuese mes dy vendeve dhe për të rritur ritmin e bashkëpunimit në funksion të interesit të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

Hoxha propozoi gjithashtu riaktivizimin e një mekanizmi të rëndësishëm bashkëpunimi, siç është takimi ndërqeveritar, me qëllim avancimin e projekteve konkrete në fushën ekonomike, infrastrukturore dhe të ndërlidhjes, sapo të krijohen kushtet e nevojshme për këtë.

Ky është një mekanizëm i rëndësishëm për të çuar përpara projektet konkrete dhe për të ngritur marrëdhëniet në një nivel më të lartë”, u shpreh ministri.

Gjatë konferencës u theksua se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet projekteve ndërkufitare, të cilat ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të dy vendet.

Ndër projektet prioritare u përmendën hapja e pikës së përbashkët kufitare Zogaj–Skje, avancimi i projektit të urës mbi lumin Bunë, si dhe hekurudha Podgoricë–Hani i Hotit.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi gjithashtu rolin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe të minoritetit malazez në Shqipëri, duke i cilësuar si ura të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri të çmuar të marrëdhënieve dypalëshe.

“I propozova kolegut që të shohim e analizojmë marrëveshjet e nënshkruara dhe të shohim ç’mund të bëjmë më mirë, më shumë, më shpejt në interes të dy vendeve, të shoqërive tonë dhe mendojmë se në një moment të përshtatshëm të riaktivizojmë një mekanizëm të rëndësishëm që është takimi ndërqeveritar, kur të kemi dhe elementët e nevojshëm për të shkuar më tej dhe për t’i çuar marrëdhëniet në nivel më të lartë.

Është mekanizëm i rëndësishëm për të avancuar projektet konkrete ekonomike, infrastrukturore dhe ndërlidhjes. U dakordësuam se vëmendja jonë duhet të përqendrohet më shumë te prrojektet ndëfkufitare të cilat ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.

Do angazhohemi për t’i dhënë shtysë projekteve prioritare sikurse janë hapja e pikës sonë të përbashkët Zogaj-Skje, avancimi i projektit të urës mbi lumin Bunë dhe hekurudha Podgoricë- Hani i Hotit. Shqiptarët në Malin e Zi dhe minoriteti malazez në vendin tonë mbeten ura të fuqishme lidhëse mes dy vende dhe pasuri e paçmuar e marrëdhënieve tona“, theksoi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.