☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.49 ▲0.96%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,497 ▼ -1.57% ETH $2,386 ▼ -2.04% XRP $1.2962 ▼ -1.36% SOL $104.1800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministri Gogu: IBAR ka kaluar nga grupi i punës te ambasadorët e vendeve të BE

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se procesi i IBAR ka shënuar progres të rëndësishëm duke theksuar se raporti tashmë ka kaluar nga niveli teknik te grupi i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në një deklaratë për mediat, Gogu bëri të ditur se COELA ia ka kaluar COREPER raportin e IBAR për Shqipërinë, duke e konsideruar këtë një hap pozitiv në procesin e integrimit europian të vendit.

Ai tha se në 18 muajt e fundit janë koordinuar 70 institucione dhe janë dërguar mbi 8 mijë faqe dokumentacion në kuadër të këtij procesi.

“Në 18 muajt e fundit, 70 institucione janë koordinuar dhe janë dërguar mbi tetë mijë faqe dokumentacion. IBAR është tashmë nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Kjo tregon se procesi po ecën përpara, duke pasur mbështetje faktike dhe institucionale për çdo masë nga ana jonë. Besoj se, në fund të ditës, ky raport, i cili ka vlerësuar masat tona, lidhet me rezultatet që ne duam të shohim në vijim nga sistemi i drejtësisë”, deklaroi Gogu.

Ministri u ndal edhe te rezultatet anketës rajonale për reformën në drejtësi, ku sipas tij Shqipëria ka marrë tre vlerësime pozitive dhe një negativ, që lidhet me backlog-un e çështjeve në sistem.

“Cilësia e reformave vlerësohet në atë raport. Në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe backlog-un, dje prezantuam një anketë rajonale ku del qartë progresi i reformës në drejtësi në Shqipëri. Besimi i qytetarëve është dyfishuar, në 53%; pavarësia e sistemit është rritur me 30%; vetë reforma perceptohet pozitivisht, ndërsa perceptimi negativ ka rënë. Shifra negative është ajo që ka të bëjë me backlog-un, sepse qytetarët e shohin sistemin të vështirë për ta përballuar financiarisht. Po shohim shenjat e para pozitive të kthimit të prirjeve në sistem dhe të uljes së çështjeve të mbartura”, tha ai.

Gogu bëri me dije edhe tri prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat sipas tij janë kyçe për integrimin europian të Shqipërisë.

“Kemi vendosur së bashku me ekipin drejtues të ministrisë tri prioritete strategjike. I pari është fuqizimi i garancive procedurale dhe i të drejtave të njeriut në procesin e drejtësisë; i dyti, rritja e eficiencës së sistemit gjyqësor; si dhe rritja e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.