09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 100.94 ▲11.05%
ARI 5,104 ▼1.06%
Breaking
Kosova

Kompromis apo zgjedhje

kompromis-apo-zgjedhje_hdBlloku i partive të koalicionit paszgjedhor po përballet me dilemën e kompromisit me Partinë Demokratike të Kosovës rreth postit të kryetarit të Kuvendit. E kundërta e kompromisit, mbeten zgjedhjet e reja të parakohshme në vend.

Liderët e Bllokut bashkë me nivele tjera të nënkryetarëve, që ata preferojnë t’i cilësojnë edhe si grupe punuese, i kanë vazhduar konsultimet edhe të martën. Por, burime nga këto takime bëjnë me dije se nuk kanë gjetur shumë zgjidhje.

Kompromis me PDK-në që t’i lëshojnë pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe vet të ridizajnojnë marrëveshjen, duke i lëshuar LDK-së postin e kryeministrit, ose të përcaktohen për zgjedhje.

Nevojën për rishikimin e marrëveshjes e ka ngritur për të dytën apo tretën herë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Tani është fundi i bllokadës. LVAN duhet të bëhet fleksibil dhe të veproj shpejtë. Ri-dizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur, gjithmonë pa e rrezikuar koalicionin LVAN”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Kurse për postin e kryet të Kuvendit, Gashi ka shkruar se “pozita e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet kompromis i përgjithshëm në Kuvend, përderisa sipas Gjykatës Kushtetuese nuk na takon”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.