🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,724 ▲0.36%
DOW 47,087 ▲0.3%
NASDAQ 22,467 ▲0.42%
NAFTA 94.44 ▲2.14%
ARI 5,002 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,206 ▲ +1.09% ETH $2,331 ▲ +2.13% XRP $1.5219 ▲ +1.43% SOL $94.5300 ▲ +1.29%
S&P 500 6,724 ▲0.36 % DOW 47,087 ▲0.3 % NASDAQ 22,467 ▲0.42 % NAFTA 94.44 ▲2.14 % ARI 5,002 ▼0.01 % S&P 500 6,724 ▲0.36 % DOW 47,087 ▲0.3 % NASDAQ 22,467 ▲0.42 % NAFTA 94.44 ▲2.14 % ARI 5,002 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Koncesionet e naftës, Qeveria ndryshon formulën e kontratës

Për të zgjidhur mosmarrëveshjet me kompanitë që kanë marrë më koncesion fushat e naftës në Shqipëri, Qeveria mendon të ndryshojë modelet e kontratave.

Burime nga Ministria e Energjetikës i thanë Top Channel se ndryshimi kryesor  i jep të drejtën shtetit të marrë të ardhura nga koncesionet e naftës që në vitin e parë të marrëveshjes.

Ministria e Energjetikës thotë se në modelin e ri të kontratave, kompanitë e naftës do të detyrohen të paguajnë tatim fitimi që në vitin e parë. Sipas tyre, nga të ardhurat që kompanitë do të realizojnë nga shitja e naftës 90 për qind do lejohen të shkojnë si kosto, ndërsa 10 për qind do klasifikohen si e ardhur neto dhe mbi këtë pjesë  do të llogaritet tatimi mbi fitimin. Kjo taksë do të jetë shtesë mbi rentën minerare prej 10 për qind, e cila mbetet e pandryshuar.

Në kontratat aktuale kompanitë që shfrytëzojnë naftën shqiptare përveç rentës, paguajnë rentën në masën 10 për qind të prodhimit, por jo tatim mbi fitimin. Tatim fitimi  sipas kontratës së vjetër ishte 50 për qind, por ai paguhej nga koncesionarët vetëm pas të ishin shlyer investimet .

Në Shqipëri dhe pse ka kompani që shfrytëzojnë naftën prej më shumë se 10 vjetësh asnjëra prej tyre nuk ka paguar tatim mbi fitimin pasi deklarojnë se ende nuk kanë rekuperuar kostot e investimeve.

Nga ana tjetër, kontrata e re parashikon që t’i mbrojë  koncesionarët nga taksat që mund të rriten në të ardhmen. Në kontratën  e re, Qeveria do të thotë se nëse taksat ndryshojnë ajo do të jetë e detyruar që të kompensojë në masën 100 për qind efektin financiar për kompaninë. Por kjo mbrojtje do të zgjasë vetëm për 12 vitet e para të koncesionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.