☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,612 ▲ +0.36% ETH $2,253 ▲ +1.11% XRP $1.2560 ▲ +0.68% SOL $96.0300 ▲ +1.12%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Konjufca për aktakuzën ndaj Shehollit: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, duke deklaruar se kodi i Kosovës gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar luftën kundër rrjeteve të tilla.

Sipas tij, këto struktura kontrollohen, financohen dhe orkestrohen nga Serbia, ndërsa vetëm gjatë dy-tri vjetëve të fundit janë arrestuar shtatë ose të tjerë persona.

“Institucionet e Kosovës këto tre-katër vitet e fundit kanë pasur një rrjet të kontrolluar, financues dhe orkestruar nga Serbia”.

“Sa i përket kësaj që po ndodh, natyrisht institucionet e Kosovës këto tre-katër vitet e fundit kanë pasur një angazhim më të madh se më përpara për të goditur rrjetet e spiunazhit brenda Republikës së Kosovës. Këto kryesisht kanë ardhur, është një rrjet i spiunazhit i kontrolluar, i financuar dhe i orkestruar nga Serbia. Shtatë ose tetë prej tyre deri tash, vetëm këto dy-tri vitet e fundit janë arrestuar. Unë i inkurajoj domethënë institucionet e organit të rendit edhe po edhe të institucionit të gjyqësisë, të drejtësisë që të jenë gjithnjë më aktivë sa i përket zbulimit, sa i përket dënimit të këtyre personave. Qëllimi i këtyre është shumë i keq, tentojnë me destabilizu Kosovën, e performojnë një luftë hibride dhe speciale kundër personaliteteve të caktuara, kundër qeverisë, kundër kryeministrit Kurti. Domethënë qëllimi i tyre është ky. Prandaj përshëndes çdo arrestim që është bërë edhe këto javët e fundit. Sa i përket asaj që po e thoni ju lidhur me vizitën aty, mendoj që ndoshta nuk e kanë pasur kapacitetin institucionet me verifiku atë person. Sepse po të ishte verifikuar nuk ma merr mendja që kishte depërtuar në zyrën e kryeministrit. Ai ka qenë në kuadër të një delegacioni të pakicave, të komuniteteve joshumicë që janë në Kosovë, diku kanë qenë nëntë ose dhjetë persona dhe ai kishte arritur me iu bashku atij delegacioni dhe me qenë pjesë aty e vizitës. Po me vetë faktin që tash e keni në burg, unë mendoj që kjo është tregues i qartë i orientimit të qeverisë sonë. Faleminderit”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Shehollit për dy vepra penale: “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës, Sh nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

Sheholli tash e disa muaj gjendet në paraburgim nën dyshimin për spiunazh te BIA serbe.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar me 9 tetor 2025 Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.