🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.13 ▲1.73%
ARI 3,908 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,808 ▼ -1.82% ETH $2,262 ▼ -1.42% XRP $1.2531 ▲ +0.01% SOL $92.1700 ▼ -2.57%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ditën e djeshme u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike në burgun 313 në Tiranë.

Në pamje të parë është e qartë që janë makarona të gatuara, por nuk janë vetëm makarona. Brenda tyre gjendet kokainë dhe hashash i fshehur dhe që ishte destinuar për në burg.

Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje të konfirmuara mbi aksionin e ditës së djeshme, ku kokaina dhe kanabisi ishin porositur në telefon nga i burgosuri, shtetasi O. Asllani dhe ushqimi u mor përsipër të dorëzohej nga shtetasi A.Xhamet, i afërti i tij, i cili u arrestua për futje të sendeve të ndaluara në Burgun 313.

Hetimet kishin nisur 15 ditë më parë mbas regjistrimit të një bisede të të burgosurit, i cili shfaqej i gëzuar për ushqim special që do t’i sillej në qeli.

Nga aksioni i djeshëm janë gjetur 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sativa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.