☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.41 ▼0.12%
ARI 4,078 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,191 ▼ -5.12% ETH $2,241 ▼ -7.3% XRP $1.1995 ▼ -9.03% SOL $90.1800 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Alarm në aeroportin e Frankfurtit, një i vdekur dhe pesë të infektuar me malarie

– Një punonjës i aeroportit të Frankfurtit ka vdekur pasi u infektua me malarie, njoftoi sot kompania “Fraport”, që operon aeroportin, sipas “Euronews”.

Pesë punonjës të tjerë janë infektuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas autoriteteve, infeksionet dyshohet se janë shkaktuar nga një mushkonjë që ka mbërritur në Gjermani me avion nga një zonë ku malaria është e përhapur, me shumë gjasa në korrik.

“Fraport” ka vendosur kurthe për mushkonjat në aeroport, të cilat do të dërgohen në laborator për ekzaminim.

Punonjësve u është kërkuar të konsultohen me mjekun nëse shfaqin simptoma të ngjashme me malarien dhe të tregojnë se punojnë në aeroport.

Instituti “Robert Koch”, agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, e cilësoi këtë mënyrë transmetimi si shumë të rrallë.

Sipas autoriteteve, “malaria e aeroportit” është një formë jashtëzakonisht e rrallë e infektimit jashtë zonave ku sëmundja është endemike.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave “Anopheles” të infektuara.

Sëmundja mund të shkaktojë temperaturë, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje dhe, në raste të rënda, mund të çojë në koma dhe vdekje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.