☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kuriozitete

“Mund të rrisë rrezikun e pandemive dhe bioterorizmit”- Bill Gates i shqetësuar për Inteligjencën Artificiale: Më i rr

Filantropi Bill Gates ka paralajmëruar për rreziqet që sjell zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke argumentuar se adresimi i tyre duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të botës.

Në një intervistë për ‘New York Times’ dhe në një ese të publikuar në faqen e tij, bashkëthemeluesi i Microsoft tha se zhvillimi i AI ka tejkaluar pritshmëritë e tij dhe se industria e teknologjisë po i minimizon rreziqet për shkak të interesave të mëdha financiare.

Një nga shqetësimet kryesore të Gates lidhet me tregun e punës. Ai paralajmëroi se AI mund të zëvendësojë një numër të madh punëtorësh në sektorë të ndryshëm dhe se humbjet masive të vendeve të punës mund të jenë të pashmangshme nëse nuk merren masa.

Gates ka propozuar vendosjen e taksave mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, në mënyrë që zëvendësimi i punëtorëve me makina të bëhet më i kushtueshëm. Ai sugjeron gjithashtu që disa profesione të caktuara të mbeten ekskluzivisht për njerëzit, veçanërisht ato që lidhen me kujdesin dhe marrëdhëniet njerëzore.

Një tjetër shqetësim i tij është përdorimi i AI për qëllime biologjike. Gates paralajmëroi se teknologjia mund të keqpërdoret për zhvillimin e patogjenëve të rinj dhe të rrisë rrezikun e bioterrorizmit apo një pandemie të re.

“Vetërregullimi për mjetin më të rrezikshëm të shpikur ndonjëherë? Jo, faleminderit!”, është shprehur Gates, duke kërkuar kontrolle dhe marrëveshje ndërkombëtare më të forta.

Ai tha se është i befasuar nga mungesa e urgjencës përballë këtyre rreziqeve dhe u zotua ta ngrejë çështjen e inteligjencës artificiale në bisedat e tij me liderët botërorë.

“Ja ku jemi”, tha Gates, duke pranuar se teknologjia që ka ndihmuar të formësojë botën moderne mund të ketë edhe pasoja serioze për shoqërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.