🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.49 ▼2.27%
ARI 4,684 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,432 ▼ -0.61% ETH $2,462 ▼ -0.39% XRP $1.4145 ▼ -4.25% SOL $97.0200 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.49 ▼2.27 % ARI 4,684 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.49 ▼2.27 % ARI 4,684 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kosova

Fillimi i punimeve në autostradën Shkup – Bllacë, flet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë, në Maqedoninë e Veriut.

Kurti tha se autostrada Shkup-Bllacë me pesë tunele, tetë ura e katër galeri, do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës.

“Përveç se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona. Ne jemi dy shtete që kanë qarkullim të lartë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Familjet, studentët, punëtorët, profesionistët dhe bizneset tona lëvizin çdo ditë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vetëm përmes pikës doganore në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo rreth 150 maune në ditë. Prandaj, çdo kilometër i ri rrugë që na afron është investim në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se kjo autostradë do ta bëjë këtë qarkullim më të shpejtë, më të sigurt e më efikas.

“Njëkohësisht, do t’u japë bizneseve tona mundësi më të mëdha për t’i lëvizur mallrat, për t’i zgjeruar tregjet dhe për të krijuar partneritete të reja. Në Kosovë po punojmë që lidhja infrastrukturore me vendet fqinje dhe me korridoret evropiane të rritet edhe më shumë dhe ky projekt i sotëm është dëshmi konkrete e këtij vizioni. Kjo autostradë është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe e lidhjes strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane”.

Këtij vizioni siç tha Kurti i përket edhe Linja 10 hekurudhore, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e gjithashtu, këtij vizioni i përket edhe projekti Prizren-Tetovë përmes tunelit, të cilin po e realizojnë bashkërisht.

“Këto projekte janë ura gjigande të zhvillimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit mes qytetarëve tanë. Prandaj, është shumë domethënëse që sot po nisë realizimi i këtij projekti, që është premtuar për shumë vite dhe që ka rëndësi kaq të madhe për të dyja vendet tona dhe qytetarët tanë. Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ta falënderoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë kontribuesit që ky projekt të nisë së zbatuari. Një falënderim i veçantë shkon edhe për koalicionin e partive shqiptare, për kontributin e tyre në punë të mira e të mbara në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Urime fillimi i punimeve të autostradës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.