Konkurrenca nis hetimet për monopolin e majasë së bukës
Autoriteti i Konkurrencës nisi procedurën e hetimit paraprak në tregun e tregtimit të produkteve lëndë e parë për prodhimin e brumërave për bukë dhe nën produktet e saj, konkretisht ndaj ndërmarrjes “Nelly” SHPK.”
Sipas njoftimit zyrtar të Autoritteit të Konkurrencës me datë 12.04.2017 është paraqitur ankesë ndaj ndërmarrjes “Nelly” Sh.p.k e cila ushtron aktivitet në tregun e tregtimit të produkteve lëndë e parë për prodhimin e brumërave për bukë dhe nën produktet e saj.
Sipas ankimuesve ndërmarrja “Nelly” Sh.p.k është distributor ekskluziv i produkteve “Maja” dhe “Miell” të markës “Zrnopan” të tipit “S”, “Plus” dhe “T” të prodhuar nga kompania “Lesaffre” kompani Franceze, me qendër rajonale në Kroaci.
Ankimuesit pretendojnë se janë ndodhur përpara faktit të mos furnizimit me këto produkte nga ndërmarrja “Nelly” Sh.p.k dhe për këtë arsye kanë kontaktuar në telefon me Z. Haki HOXHA administratori ndërmarrjes “Nelly” Sh.p.k, i cili i ka deklaruar se nuk do ti furnizojë më, pasi ankimuesit kanë hapur një Furrë Buke (Pikë Shitje) në zonën e “Don Boskos” përballë Furrës së Bukës së kompanisë “SOMEG” dhe konkurojnë këtë të fundit, i cili rezulton të jetë miku i Z. Haki HOXHA administrator i ndërmarrjes “Nelly” Sh.p.k. 4.
Sipas ankimuesve, ndërmarrja “Nelly” Sh.p.k është i vetmi distributor i këtij produkti në Republiken e Shqipërisë, produkt të cilin e importon nga Kroacia dhe sipas tyre ky produkt nuk ka zëvendësues të tjerër në vend, duke i dhënë ndërmarrjes “Nelly” Sh.p.k pozita “monopol” në tregtimin e këtij produkti, pozita të cilat ajo i përdor për të goditur ankimuesit duke shkelur nenin 9 të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ( i ndryshuar).
Ndërprerja e furnizimit me këtë produkt i shkakton një dëm të rëndë dhe të pa riparueshëm ankimuesve pasi këta të fundit kanë kontrata me të tretë për furnizimin me bukë speciale të cilat prodhohen me këto produkte, dhe mos përmbushja e kontratës i ngarkon me penalitete, gjithashtu ankimuesit pretendojnë se 40 % të produkteve të bukës që tregëtojnë i prodhojnë me “Maja” dhe “Miell” të markës “Zrnopan” të tipit “S”, “Plus” dhe “T” të prodhuar nga kompania “Lesaffre” me distributor në Shqipëri ndërmarrjen “Nelly” Sh.p.k.
Për sa më sipër, nga pretendimet e ankimuesit si dhe faktet dhe provat e paraqitura prej tij rezulton se sjellja e ndërmarrjes “Nelly” shpk në tregun e tregëtimit të produkteve lëndë e parë për prodhimin e brumrave për bukë dhe nën produktet e saj, duke refuzuar të furnizojë ankimuesit Z. Hysen CAKA, Z.Ardian CAKA dhe Znj. Lima CAKA me produkte “Maja” dhe “Miell” të markës “Zrnopan” të tipit “S”, “Plus” dhe “T”, bazuar në nenin 9, pika 2 të Ligjit 9121/2003 mund të pengojë, kufizojë ose shtrëmbërojë konkurrencën në këtë treg.