MaqedoniaRajoni

Konsulli maqedonas provokon Athinën zyrtare

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë janë acaruar përsëri, pas një incidenti, të cilin Athina zyrtare e ka konsideruar si incident diplomatik dhe provokues.

Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kandasë, kur konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të Ish Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe “, me yllin e Vergjinës, ku përfshihen  edhe  territore greke, gjithë rajoni i Halkidhikisë, si dhe Greqia e Veriut deri në Larisa.

Përveç këtij fakti, siç thekson ministria e jashtme greke, në një notë proteste që ajo i ka dërguar Shkupit, konsulli Jovica Palashevksi ka bërë thirrje me karakter irredentist.

“Denoncojmë pjesëmarrjen e Konsullit te Përgjithshëm të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Toronto, në këtë eveniment irredentist, me anë të të cilit, Shkupi ka shkelur sërish Marrëveshjen e Përkohëshme, e cila kërkon në mënyrë të qartë shmangien nga çdo akt me pretendime territoriale”, nënvizon midis të tjerash Ministria e Jashtme greke.

Sipas Athinës ,qeveria e re e Shkupit deklaron se kërkon një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por megjithë ndryshimin e politikanëve, duket se irredentizmi është ende ideologjia dominuese shtetërore dhe praktika e përditshme politike në vendin fqinj.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme greke, në notën e protestës drejtuar qeverisë Zaev, kërkon braktisjen e këtij fenomeni, respektimin e  kufijve dhe të parimeve të fqinjësisë së mire, si kushte  për suksesin e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button