☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Konsumi: Rritet tregtia me pakicë, ulen karburantet dhe elektroshtëpiaket

tregNë tremujorin e parë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, raportoi INSAT. Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar rritje prej 9,5 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 16 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë në këtë tremujor dhe kontributin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me Pakicë.

Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 6,3 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në tremujorin e parë 2015, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 2,6 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, dhe 12,7 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në tremujorin e parë 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndikimi pozitiv i nëngrupeve në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë prej 4,7 përqindjeje, është dhënë përkatësisht nga këta nëngrupe: nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” me +3,9 pikë përqindjeje, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë; nëngrupi “Produkte farmaceutike, mjeksore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale” me +1,9 pikë përqindje; nëngrupi “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure” me +0,9 pikë përqindje; nëngrupi “Artikuj të tjerë industrial në njësi tregtare të specializuara të pa klasifikuara në grupet e sipër përmendura” me +0,3 pikë përqindje; nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht jo ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara” me +0,3 pikë përqindjeje; dhe nëngrupi “Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara” me +0,2 pikë përqindjeje.

Ndërkaq, ndikimi negativ në këtë indeks është dhënë përkatësisht nga: nëngrupi “Paisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” -0,9 pikë përqindje; nëngrupi “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“ me -0,8 pikë përqindje; nëngrupi “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara” me -0,7 pikë përqindje; dhe nëngrupi “Pajisje kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit” me -0,3 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.