Kontrollet e OSHEE, tre biznese vidhnin energjinë përmes matësit
OSHEE e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin e rasteve të abuzimit me energjinë elektrike.
Nga kontrollet e ushtruara tre biznese janë evidentuar se vidhnin përmes sistemit matës, ndërsa janë konstatuar dhe dy rilidhje të paligjshme. Të pesta këto raste sipas OSHEE janë proceduar në polici.
Operacioni vijon edhe në Shkodër, ku gjatë mbrëmjes janë shoqëruar në polici tre abonentë. OSHEE në fokus të kontrolleve ka vendosur bizneset.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.