🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.78 ▲3%
ARI 4,660 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,673 ▼ -0.79% ETH $2,105 ▼ -1.22% XRP $1.3110 ▼ -2.03% SOL $79.5900 ▼ -2.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.78 ▲3 % ARI 4,660 ▼0.53 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.78 ▲3 % ARI 4,660 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Konventa republikane, Donald Trump “gjysmëpresident” i SHBA-ve. Reagon Clinton

Donald Trump vulosi nominimin republikan për Presidencën amerikane në fundin e një fushate të shenjuar nga polemikat, që përçau spektrin politik të Amerikës.

Nga dita e dytë e Konventës republikane në Cleveland të Ohios, miliarderi doli si përfaqësuesi zyrtar i partisë së tij në zgjedhjet e nëntorit. “Ta bëjmë Amerikën të funksionojë sërish”, ishte motoja e mbrëmjes.

Vendimtare në arritjen e numrit të 1.237 delegatëve të nevojshëm rezultoi vendlindja e tij, Nju Jorku.

“Është diçka, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Së bashku, ne arritëm një rezultat historik me totalin më të madh të votës në historinë e Partisë Republikane. Kjo është një lëvizje, por duhet t’i shkojmë kësaj rruge deri në fund”, tha Trump.

Të gjitha forcat anti-Trump në sallë shpresuan deri në momentin e fundit për një mrekulli, e u përpoqën t’i bindnin delegatët të ndryshonin mendim, por pa rezultat. Shumë amerikanë i janë kundërvënë ngritjes së manjatit në politikën vendase, të nxitur edhe nga deklaratat e tij të diskutueshme mbi emigrantët meksikanë, apo ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Të tjerë, megjithatë, shohin te miliarderi njujorkez një figurë jashtë kornizave të zakonshme të politikës, i cili përcjell një lloj sinqeriteti në vrazhdësinë e vet, e thotë atë që mendon. Rrugëtimi politik i Trumpit nisi 13 muaj më parë dhe, gjatë kësaj periudhe, biznesmeni miliarder arriti të mundë 16 rivalë.

Kundërshtarja e tij demokrate, Hillary Clinton reagoi menjëherë në Twitter, duke shkruar: “Donald Trump sapo është bërë i emëruari i Partisë Republikane. Ndihmoni tani, që ai të mos hyjë kurrë në Shtëpinë e Bardhë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.