☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.01 ▲0.13%
ARI 4,587 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,411 ▲ +0.11% ETH $2,058 ▲ +0.58% XRP $1.3248 ▼ -2% SOL $83.1300 ▼ -0.52%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,587 ▲0.65 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,587 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Korrupsioni, arrest me burg ish-kryeregjistruesit të Hipotekës në Fier

Gjykata e Fierit ka konsideruar të ligjshëm urdhërin e ndalimit të Prokurorisë për ish-Kryeregjistruesin e Hipotekës së këtij qyteti, Aleksandër Myrtaj, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…”, si edhe për topografin, Kastriot Rakipaj, i akuzuar për “korrupsion aktiv…”.

CourhouseNe seancën e zhvilluar sot, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Myrtajn dhe “detyrim paraqitje” për Rakipajn. Këta dy shtetas janë ndaluar të mërkurën.

Bashkë me këta dy shtetas, ditën e premte, në zbatim të urdhërit të prokurorit, është ndaluar edhe një tjetër zyrtar i Hipotekës Fier, shtetasi Altin Malaj, për akuzën “korrupsion aktiv…”. Seanca për vlerësimin e urdhërit të ndalimit për këtë shtetas pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Fierit, të nisura në Maj 2014, ka dyshime të arsyeshme se këta persona kanë kryer veprime korruptive në procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, rifreskimit në kartelat e pasurive dhe pasqyrimet e ndryshimeve në lidhje me to. Rezulton gjithashtu se aktet korruptive shtetasi Aleksander Myrtaj i kryente kryesisht në ambjentet e zyrës ku ushtron detyrën. Nga veprimet hetimore, kanë rezultuar veprime korruptive (dhënie parash në zarf) kryeregjistruesit Aleksandër Myrtaj, nga ana e personave të ndryshëm, përfshirë edhe shtetasi Kastriot Rakipaj (topograf) dhe Altin Manaj, specialist në Hipotekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.