Kronika

Korrupsioni, Krimet e Rënda: 8 vjet burg kreut të komunës Bërzhitë

Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar sot me 8 vjet burg Genci Dritën, kreun e Komunës së Bërzhitës, me akuzën e korrupsionit. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të bëjë 5 vjet e katër muaj burg.

Në seancën e sotme, Drita ka kërkuar pafajësi, por gjykata pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur ta dënojë atë me burg.

Bashkë me të u dënua edhe përgjegjësi i zyrës së tatim taksave në komunës, Armando Burri, i cili sipas gjykatës do të vuajë 3 vjet heqje lirie, duke përfituar gjithashtu nga gjykimi i shkurtuar.

Kallëzuesi akuzoi punonjësit e komunës Bërzhitë, Tiranë, Genci Drita, kryetar i kësaj komune dhe Armando Burrin, me detyrë përgjegjës i Zyrës Tatim Taksave pranë kësaj komune, se në mënyrë korruptive i kanë kërkuar një shumë monetare prej 4.500 Euro, në këmbim të dhënies se një leje përdorimi për një hapësire publike, e cila ndodhet ngjitur biznesit tij. Fjala është për një shesh, i cili është krijuar nga biznesmeni në një vend ku grumbulloheshin mbeturina.

Kallëzuesi ka filluar të sistemojë një përrua që ndodhet përballë hotelit tij dhe për këtë ka vënë në dijeni kryetarin e komunës Bërzhitë, Genc Drita që ka miratuar verbalisht sistemimin në fjalë, duke i thënë se mund t’ia bënte me letra lejen e përdorimit nga ana e komunës kundrejt taksave qe ka komuna.

Kallëzuesi ka filluar kryerjen e punimeve për sistemimin e kanalit (përroit) ku kishte shumë mbeturina dhe kafshë të ngordhura që lëshonin një erë të padurueshme. Kur po bënte këto punime, aty ka shkuar inspektor i Urbanistikës së komunës Bërzhitë, N.M., i cili i ka thënë se e kishte dërguar kryetari i komunës Genc Drita për të bërë bllokimin e punimeve që ai po kryente, njëkohësisht i ka shkuar edhe Policia e Rendit që i kanë bllokuar kryerjen e punimeve me urdhër të kryetarit të komunës, Drita.

Pikërisht në këtë kohë, sipas Prokurorisë kanë nisur edhe veprimet e zyrtarëve për të kërkuar ryshfetin. Biznesmeni menjëherë pasi i janë kërkuar 4.500 euro për shfrytëzimin e sheshit në fjalë, ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncim në gusht 2014.

Nga përgjimet ka dalë se biznesmeni ka komunikuar me të arrestuarin Armando Burri për dorëzimin e shumës së kërkuar. Pas këtij momenti, i dyshuari Armando Burri ka telefonuar kryetarin e komunës Genci Drita, të cilin e ka vënë në dijeni se “puna u krye në lidhje me lejen e personit të biseduar më parë” dhe kanë lënë takim në afërsi të qendrës Tregtare “TEG” Sauk, ku u bë organizimi dhe realizimi i kapjes dhe arrestimin në flagrance të shtetasve të tyre.

Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit Genc Drita iu gjet shuma prej 10.000 euro, kurse shtetasit Armando Burri iu sekuestrua shuma prej 1.500 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button