Kosova

Kosova dhe Shqipëria me shërbime konsullore të përbashkëta dhe në Bari të Italisë

Kosova dhe Shqipëria do te kene shërbime konsullore të përbashkëta edhe në Bari të Italisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hoxhaj në Tiranë në kuader të Konferencës së Ambasadorëve, njoftuan se,  nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, do të hedhin një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Kjo do të bëhet nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, duke përforcuar kështu nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë –Shqipëri.

Ofrimi i shërbimeve konsullore për shtetasit e Kosovës pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmes Shqipërisë për në Kosovë.

Kjo praktikë është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button