☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500
DOW
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,300 ▼ -0.38% ETH $2,331 ▼ -2.06% XRP $1.3643 ▼ -0.43% SOL $83.6300 ▼ -2.82%
S&P 500 DOW NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA ARI S&P 500 DOW NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA ARI
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi seancë plenare, demarkacioni nuk është në rend dite

Kuvendi i Kosovës nisi seancën plenare të enjten ku në rend dite janë tre pika, por nuk është Demarkacioni me Malin e Zi.

Në seancën që nisi me 2 orë vonesë janë të pranishëm 77 deputetë.

Me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK, Ismet Beqiri, Kuvendi me shumicë votash, 80 pro e 2 abstenime, futi në rend dite me procedurë të përshpejtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane KfW Frankfurt Am Main për programin “Masat e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesat Publike në Nivel Komunal në Kosovë”. Ky projektligj u rendit si pikë e parë e axhendës së seancës plenare dhe u miratua me 87 vota pro, 1 abstenim e 1 kundër.

Drafti i buxhetit është diskutuar dhe është i dakorduar plotësisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar e më pas u miratua në fillim të këtij muaji, në 1 korrik, nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e 99-të, të 31-tën në vitin 2016.
Buxheti i Shtetit për vitin 2016, i miratuar në Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor, si u theksua me atë rast, është në linjë të plotë me objektivat e qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike e stabilitet buxhetor.

Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2016 ishin planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, që është një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014. Për vitin 2016, shpenzimet bazë parashihej të jenë 1 miliard e 678 milionë euro.

Në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës sot janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Në Kuvendin e Kosovës ende nuk është në axehendë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, për ratifikimin e të cilit duhen së paku 80 vota nga 120 deputetët sa janë gjithësej. Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen që pritej të mbahej dje, ku do të vendosej për ta proceduar për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Vendimi për shtyrjen e mbledhjes u mor pasi partia më e madhe kosovare, e koalicionit qeverisës, PDK, ka kërkuar që qeveria të mos ngutet.

Sipas shtypit të sotëm në Prishtinë, PDK e sheh të nevojshme arritjen e një konsensusi nacional për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa partia e dytë kosovare dhe e koalicionit qeverisës, LDK, insiston se demarkacioni shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Opozita ka një alternativë që kjo çështje të zgjidhet deri në shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.