🌧️
Tiranë 7°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.79 ▲3.84%
ARI 4,377 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,062 ▼ -2.7% ETH $2,073 ▼ -4.22% XRP $1.3659 ▼ -3.36% SOL $87.1000 ▼ -4.6%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me konsullatë të përbashkët në Turqi dhe Danimarkë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Diasporës, i cili ka mbledhur rreth një mijë pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga MPJ e Kosovës bëhet e ditur se gjatë fjalimit të tij ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Hoxhaj ka theksuar se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, të cilët kanë qëndruar historikisht pranë bashkëkombasëve që nga formimi i shtetit shqiptar. Ai vuri në dukje se këto përpjekje kulminuan me pavarësinë e Kosovës, në vitin 2008.

Ministri Hoxhaj po ashtu konfirmoi se Prishtina do të jetë nikoqire në Samitin e ardhshëm të Diasporës dhe bëri të ditur se së shpejti, do të hapen edhe dy konsullata të përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë në Turqi dhe në Danimarkë.

“Misioneve tona të përbashkëta konsullore, do t’u shtohen së shpejti edhe dy të tjera në Danimarkë dhe në Turqi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Duke u shprehur se ndjehet i lumtur me rrjedhën e zhvillimeve në vitin 2016, Hoxhaj ka shtuar se “Me një diasporë të shpërndarë mirë gjeografikisht, mund të themi që ekziston faktori shqiptar në Ballkan dhe në botë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.