🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.07%
DOW 46,340 ▲0.28%
NASDAQ 21,869 ▼0.36%
NAFTA 92.44 ▲4.89%
ARI 4,426 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,785 ▼ -0.66% ETH $2,135 ▲ +0.58% XRP $1.3981 ▼ -2.23% SOL $89.6900 ▲ +0.15%
S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 % S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova do të përfitojë nga programet e Organizatës së Frankofonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Paris ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Frankofonisë, Michaelle Jean, të parin e këtij niveli që pas anëtarësimit të Kosovës të Kosovës në këtë organizatë, vitin 2014 në Senegal.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj e ka informuar Sekretaren për zhvillimet në Kosovë, dhe veçmas përkushtimin e Kosovës për të përmbushur kërkesat dhe obligimet si anëtarja me e re e Frankofonisë.

Po ashtu, sipas një njoftimi të MPJ-së, në takim u konsiderua e domosdoshme përfshirja aktive e Kosovës si anëtare në programet e Frankofonisë dhe intensifikimi i një bashkëpunimi më të thellë.

“Jam shumë i kënaqur që takova Sekretaren e Përgjithshme, pasi një nga detyrat e mija të fundit si ministër i Jashtëm në mandatin e kaluar ishte angazhimi institucional për anëtarësimin në Frankofoni, në fund të vitit 2014 në Senegal. Në këtë samit, është zgjedhur edhe Sekretarja e Përgjithshme Jean, prandaj ky takim e pati simbolikën e vet. Por njëkohësisht biseduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe i premtova se Kosova do të jetë një anëtare aktive dhe shumë e përkushtuar”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Sekretarja Jean, e mirë informuar për Kosovën, e ka siguruar ministrin Hoxhaj për mbështetjen e saj të plotë dhe të Frankofonisë në përkrahjen e Kosovës për të përfituar sa më shumë nga anëtarësimi në këtë organizatë.

Hoxhaj një ditë më parë, ka marrë pjesë në Samitin e Parisit, në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.