Kosova jashtë UNESCO-s për 3 vota
Kosova jashtë UNESCO-s për vetëm 3 vota. Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
Nga 171 shtete që morën pjesë në votim në Këshillin e UNESCO-s, nga këto 92 votuan pro anëtarësimit të Kosovës, 50 kundër, ndërsa 29 shtete zgjodhën të abstenojnë.
Kosovës i duhej të siguronte 95 vota (2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë), por i munguan vetëm 3 vota që të shënonte këtë hap historik.
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht Shqipëria. Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por përmes procesit të votimit shtetet anëtare thanë fjalën e tyre kundër duke e rrëzuar këtë kërkesë.
I pari që bërë publik këtë lajm ishte zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i cili ishte i pranishëm në Këshill, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook: “U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje.”- njoftoi Thaçi.
Janë mbi 45 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.
Autoritetet e Kosovës, kanë lobuar tek vendet e ndryshme të botës për të përfituar mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Kosova në përgjithësi, ka zhvilluar një fushatë pozitive për t’u bërë anëtarja më e re e organizatës, ndërkohë që autoritetet e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, po ashtu kanë zhvilluar një fushatë të intensifikuar duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në UNESCO.
Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që hapi rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.
PRO
Maqedonia
Franca
Italia
Mali i Zi
Zelanda e Re
Pakistan
Panamaja
Portugalia
Repiblika Domenikane
Çekia
Tanzania
Anglia
Hollanda
Senegal
Siera Leone
Sllovenia
Somalia
Zvicra
Çad
Tajlanda
Afganistan
Shqipëria
KUNDER
Palestina
Paraguai
Maroku
Kongo
Serbia
Sllovakia
Sudan
Sudani i Jugut
Sri Lanka
Reagimet e para pas rrëzimit të kërkesës për anëtarësim
Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymerit me anë të një postimi në rrjetin e tij social pas refuzimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim shkruan se lajmi është i keq dhe njëkohësisht indinjues.
“Mospranimi i Republikës së Kosovës në UNESCO është një lajm i keq për ne dhe njëkohësisht indinjues. Fatkeqësisht Asambleja e kësaj agjencie të OKB-së, agjenci që është e thirrur t’i mbrojë dhe çojë përpara vlerat e të drejtat universale për zhvillim kulturor e arsimor të popujve, sot vendosi bazuar në partikularitetin e interesave të ngushta mes shteteve të caktuara dhe avancimit hegjemonist të Serbisë dhe Rusisë.
Ofensiva diplomatike e Serbisë e ushtruar gjatë kësaj kohe kundër pranimit të Republikës sonë në UNESCO e dëshmon shumë qartë atë që të gjithë e dinë, e që disa nuk po duan ta kuptojnë, Serbinë e kemi armik që nuk zgjedh mjete për të na luftuar. Sa më të urtë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, aq më e egër ajo ndaj nesh.
Prandaj me të nuk mund të merremi vesh e të dialogojmë pa ndryshuar thelbësisht njëherë ajo. E, aq më pak t’ia plotësojmë kërkesat në Kosovë. Megjithë rezultatin negativ për Kosovën gjejmë rastin të falenderojmë përzëmërsisht Republikën e Shqipërisë, Ministrat Bushati e Kumbaro, si dhe vendet mike që sinqerisht e mbështesin Kosovën”-shkruan Ymeri
Thaçi: Rruga e Kosovës e pandalshme, aplikojmë sërish për UNESCO
Menjëherë pas këtij vendimi, zv/kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur zhgënjimin që Kosova mbeti jashtë UNESCO-s për vetëm tre vota. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Thaçi tha se në 10 muaj fushatë Kosova bëri gjithçka që të fitonte votën e shteteve anëtare, por paralajmëroi se Kosova nuk do të ndalet dhe do të kërkojë sërish anëtarësimin në UNESCO dhe organizata të tjera.
“Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”.
Çollaku:Turp!
Ministri i Integrimit Bekim Çollaku ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter duke thënë turp që Kosova nuk u anëtarësua në UNESCO për 3 vota. “Turp, vetëm për 3 vota. Kjo është ok, ne vetëm sa po fillojmë, të inkurajuar nga mbështetja e madhe. 92 vende për. Kosova në UNESCO”.-shkruan ai .