Kosova
Kosova, në “listën e zezë” të Francës
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/kosova-n-euml-ldquo-list-euml-t-euml-zez-euml-rdquo-t-euml-franc-euml-s_hd.jpg)
Trendi i kosovarëve që po ikin çdo ditë nga Kosova është rritur. Agjencitë, që po i transportojnë azilkërkuesit, po e vazhdojnë veprimtarinë e tyre pa ndonjë pagesë.
Grupet kriminale vazhdojnë “të vjelin” mijëra euro në këmbim të dërgimit të qytetarëve drejt Evropës.
Ka dy muaj që shteti i Kosovës është rivendosur në mesin e shteteve që Franca i ka në “listën e zezë, e cila i hap dyert për azilkërkuesit, duke e llogaritur Kosovën si vend jo të sigurt. Ky lajm ka nxitur qytetarët e Kosovës që të marrin rrugën ilegale për azil.