Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.60 ▲0.9%
ARI 4,513 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,774 ▼ -6.32% ETH $1,858 ▼ -6.83% XRP $1.2258 ▼ -4.71% SOL $74.7400 ▼ -7.49%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.60 ▲0.9 % ARI 4,513 ▼0.14 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.60 ▲0.9 % ARI 4,513 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosova përzgjedhet si organizatore e Konferencës Pranverore Evropiane të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave për vitin 2027

Gjatë punimeve të edicionit të 34-të të Konferencës Pranverore 2026, Kosova zyrtarisht është përzgjedhur organizatore e edicionit të ardhshëm të kësaj konference, të njohur si Spring Conference 2027 e cila po mbahet Antalya të Turqisë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se konferenca pranverore konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, duke mbledhur çdo vit autoritete mbikëqyrëse, komisionerë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të privatësisë nga Evropa dhe më gjerë.

“Përzgjedhja e Kosovës si vend organizator për vitin 2027, paraqet një vlerësim të lartë për rolin aktiv të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mbrojtjen e të dhënave personale, përkitazi me standardet ndërkombëtare të vendimmarrjes në mbrojtjen e të dhënave. Ky vendim vjen pas organizimit të suksesshëm të Punëtorisë Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve në Mbrojtjen e të Dhënave Personale – ECHW 2025, të mbajtur në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar, duke dëshmuar kapacitetin institucional të Agjencisë për të organizuar ngjarje të nivelit evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, në relacion me përfaqësimet e shtetit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi që nga viti 2024 vazhdon angazhimet në cilësinë e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), si partnere e autoriteteve ndërkombëtare për mbrojtjen e te dhënave personale në nivel Evropian. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.