Kosova

Kosova aplikon këtë vit për anëtarësimin në Interpol

Një nga objektivat strategjike të Policisë së Kosovës për vitin 2015 është anëtarësimi në Interpol dhe Institucionet tjera ndërkombëtare të sigurisë. Janari dhe shkurti do të jenë muaj të analizave përfundimtare sa i përket çështjeve të ligjore dhe teknike, ndërsa kah fundi i vitit besohet se vendi ynë do të jetë pjesë e Interpolit.

kosova-sivjet-aplikon-p-euml-r-an-euml-tar-euml-sim-n-euml-interpol_hdDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë për Gazetën Tribuna se, Policia e Kosovës duke parë dhe kuptuar rëndësinë e të qenurit pjesë e këtyre mekanizmave, tashmë është duke bërë përgatitjet finale që kanë të bëjnë me aplikimin për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme.

“Koordinimi mes Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe partnereve ndërkombëtar është duke u bërë me qëllim te qasjes së nevojshme kohezive dhe përgjegjësive institucionale”, ka thënë kreu i policisë.

Sipas tij, muaji janar dhe shkurt do të jenë muaj të analizave përfundimtare sa i përket çështjeve ligjore dhe atyre teknike, dhe konsideron se Kosova do të jetë e gatshme për anëtarësim në kohën e mbajtjes së Asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it, e cila parashihet të mbahet në Ruanda, në tetor ose nëntor të këtij viti.

“Me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në nivel politik, konsiderojmë se nuk ka kurrfarë pengese që ne të jemi pjesë e organizatave ndërkombëtare si anëtare të plota”, ka thënë Maxhuni.

Policia e Kosovës disponon teknologjinë e duhur, legjislacionin dhe personel të trajnuar dhe është e përgatitur për të kryer detyrat e saj me rastin e anëtarësimit në Interpol.

“Policia e Kosovës edhe përgjatë viteve të kaluara ka punuar më shumë përkushtim në përgatitjen e elementeve të nevojshme që PK të jetë e gatshme, të jetë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar të sigurisë, dhe nga ky këndvështrim ne tashme konsiderojmë që disponojmë me teknologjinë e duhur, legjislacionin dhe personel të trajnuar dhe përgatitur për natyrën specifike të punës që pritet ta kryen Policia e Kosovës me rastin e anëtarësimit në Interpol dhe organizatat tjera”, ka deklaruar i pari i Policisë.

Ndër të tjera ai ka shtuar se vet angazhimi i Kosovës edhe në procese tjera të rëndësishme për perspektiven e vendit siç janë MSA dhe Procesi i Liberalizimit të Vizave ka ndikuar qe ne të lëvizim përpara në përmbushjen e obligimeve tona

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button