🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.26 ▲2.54%
ARI 4,682 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,815 ▼ -0.54% ETH $2,112 ▼ -0.93% XRP $1.3161 ▼ -1.76% SOL $79.8700 ▼ -2.63%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.26 ▲2.54 % ARI 4,682 ▼0.07 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.26 ▲2.54 % ARI 4,682 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë- Konferencë shkencore në kuadër të 400 vjetori të vdekjes së Shekspirit

“Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, titullohet konferenca shkencore ndërkombëtare ICLLC 2016, e organizuar të shtunën me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së Shekspirit, në Kolegjin AAB.

Kjo konferencë, e cila ka mbledhur studiues të shkencës nga gjithë rajoni e më gjerë, po shihet si ndihmesë për zhvillimin e shkencës në përgjithësi dhe e nevojshme për të përballuar sfidat e mëdha që na presin në një Evropë të integruar.

Rektori i kolegjit AAB, Lulzim Tafa, para të pranishmëve theksoi se “shkenca përbën faktorin e rëndësishëm për një shtet të zhvilluar dhe se për një dekadë e gjysmë të themelimit, AAB-ja është bërë qendër e rëndësishme akademike e shkencore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë”.

“Ne vazhdimisht e ritheksojmë se shkenca përbënë faktorin themelor, për të përballuar sfidat e mëdha që na presin në një Evropë të integruar, gjithnjë e më shumë konkurruese. Duke kuptuar rëndësinë e shkencës dhe rolin e saj në përgjithësi, AAB-ja, si institucion i arsimit të lartë i ka kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së kapaciteteve të brendshme për të avancuar këtë komponentë. Qëllimi parësorë i këtyre qendrave është përmbushja e komponentit kërkimor-shkencor, krahas atij akademik dhe përfshirja sa më e madhe në punën kërkimore-shkencore”, nenvizoi Tafa.

Punimet e kësaj konference do të zhvillohen në frymën e Shekspirit, Për këtë në fjalën e tij, Tafa tha se Uilliam Shekspiri ngriti artin dramatik në majat më të larta botërore.

Prorektori i AAB, Xhavit Rexhaj u shpreh se kjo konferencë është një kontribut i AAB për zhvillimin e shkencës e kulturës, pikërisht në kohën që ka pak zhvillime në fushën e shkencës në Kosovë.

Konferenca u organizua nga Kolegji AAB, në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL),English Language Teachers Association (ELTA) dhe Kosova English Teachers Network

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.