☁️
Tiranë 9°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲0%
ARI 4,575 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $67,750 ▼ -3.86% ETH $2,041 ▼ -5.33% XRP $1.3792 ▼ -4.31% SOL $85.9000 ▼ -4.74%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲0 % ARI 4,575 ▲0 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲0 % ARI 4,575 ▲0 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Parlamenti voton sot për presidentin – opozita në protestë

Parlamenti i Kosovës mblidhet të premten për të zgjedhur presidentin e ri, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare, të cilat që nga e marta janë vendosur në sheshin përballë qeverisë dhe parlamentit për të kundërshtuar këtë zgjedhje për dhe të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Forca të mëdha të policisë janë shpërndarë përreth qeverisë e parlamentit, ndërsa opozita është mbledhur në protestë.

Posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovës, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Zgjedhja e presidentit sipas kushtetutës kërkon të paktën dy kandidatë dhe për të mund të konkurrojë çdo qytetar i Kosovës i moshës mbi 35 vjeç dhe që siguron nënshkrimet e 30 deputetëve. Një deputet mund të nënshkruaje  vetëm për një kandidat. Kushtetuta parasheh tri mundësi votimi të njëpasnjëshme. Në dy të parat fituesit i duhen 80 vota përkatësisht dy të tretat e votave të 120 deputetëve. Në raundin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, përkatësisht me 61 vota. Por në të tri rastet, 80 vota duhet të jenë në kutitë e votimit, meqë votimi është i fshehtë.

Përveç partive opozitare edhe disa deputetë të partive në pushtet e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Thaçi për president dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e seancës për të pamundësuar kuorumin e kërkuar për zgjedhjen e presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, tha të enjten se pret që të gjithë deputetët e kësaj partie të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë siç thuhet, funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës.

Ende nuk është krejt e qartë se si do të veprojnë ndërkaq, deputetët nga Lista serbe.

Zgjedhja e presidentit të ri që sipas Kushtetutës duhet të ndodhë deri më 7  mars, përkon me krizën më të thellë politike që ka përjetuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj. Opozita u hodh në protesta në parlament dhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura para një gjysmë viti për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Por, krahas këtyre dy çështjeve, partitë opozitare akuzojnë partitë në pushtet edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, korrupsionin dhe dështimet në politikën e jashtme.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.